OJQ-ja Volontari nel Mondo- RTM kërkon një konsulent/kompani të jashtme, brenda vendit për të bërë vlerësimin përfundimtar të Projektit trevjeçar PEDAKOS – Aleanca për Zhvillimin e Arsimit Parashkollor për Kosovën AID011860 (1 shtator 2019 – 15 shkurt 2023) financuar nga Agjencia Italiane e Zhvillimit - AICS.
Projekti ka qëllim të përgjithshëm mbështetjen e institucioneve publike të sektorit dhe aktorëve privatë në zbatimin e PSAK - Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017-2021 sa i përket komponentit parashkollor (0-5 vjet).
Vlerësimi duhet të kryhet në muajt janar-shkurt 2023 përmes një qasjeje pjesëmarrëse duke përfshirë vizita në terren dhe takime me partnerët zbatues të projektit, përfituesit e synuar dhe aktorët tjerë kryesorë.
Kërkesa minimale:
- të jetë aktualisht banor/punon në Kosovë;
- të ketë përvojë përkatëse në vlerësimin e projekteve në fushën e ECE, veçanërisht në Kosovë;
- të jetë në gjendje të komunikojë dhe hartojë raporte në mënyrë efektive në anglisht dhe shqip.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë shprehjen e interesit/propozimin e tyre në PDF deri më 15 dhjetor 2022, me titullin “Vlerësimi Përfundimtar PEDAKOS” në email-in: rtm.kosovo@rtm.ngo
Për më shumë detaje kliko në link-un më poshtë:
Termat e Referencës (ToR) për Vlerësimin e Jashtëm Përfundimtar të Projektit