Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Ministri Tajani në Konferencën e Ambasadorëve italianë: «Ballkani është një mundësi dhe domosdoshmëri për ne»

“Ballkani përfaqëson një mundësi për ne, një domosdoshmëri dhe strategjikisht është thelbësor për një sërë çështjesh si migrimi, por kjo nuk është kryesorja. Ballkani është një hapësirë që kufizohet me Vendin tonë dhe ne kemi luftuar me vendet e tjera që Bosnje Hercegovina të mund të ishte kandidate për t’u anëtarësuar në BE” dhe “ne mbështesim përshpejtimin të kohës së pranimit të të gjitha Vendeve të tjera të Ballkanit që janë kandidate për t’u anëtarësuar në BE”. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm Antonio Tajani në hapjen e Konferencës XV të Ambasadorëve të Italisë në botë që u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Ne nuk duam që ky rajon të bëhet një zonë ndikimi nga Vendet joevropiane që kanë interesa që nuk përkojnë me tonat. Ne, së bashku me pjesën tjetër të BE-së, duam që të jetë një zonë stabiliteti, progresi, rritjeje dhe mundësie për ndërmarrjet tona”, tha Ministri, duke kujtuar se Italia do të organizojë dy forume biznesi në Prishtinë dhe Beograd dhe një Konferencë për Ballkanin, në janar, në Trieste.