Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

“La Traviata” dhe ato pyetje dashurie pa kohë. Në Prishtinë opera e përjetshme e Verdit

“Asaj dashurie që është rrahje zemre e gjithë universit, misterioze, mendjemadhe, kryq dhe kënaqësi në zemër.”

Ky është ndoshta vargu që përmban kuptimin e thellë të një prej operave lirike italiane më të vlerësuara të kohës dhe që, jo rastësisht, është ndër veprat më të interpretuara të të gjitha kohërave.

La traviata” flet për dashurinë, për atë ndjenjë kontradiktore që të ngre lart në qiell dhe me të njëjtin intensitet të bën ta prekësh fundin. Giuseppe Verdi, kompozitori italian par excellence, e shndërroi historinë e protagonistes, Violetës, në një dramë pa kufij kohe dhe hapësire.

Por, përse duhet të vihet në skenë sot një opera gati 170-vjeçare? Përgjigjja është e qartë: fati i “La traviata” është i lidhur me pyetjet e mëdha të ekzistencës njerëzore, me suksesin dhe dështimin e dashurisë, me çështjen vendimtare të egos. Një vepër ikonike, që ka ndikuar aq shumë në historinë e kulturës italiane. Arie që u bënë të famshme, muzika dhe tekstet u shkrinë së bashku për të shënjuar në përjetësi karakterin e Violetës, një grua e re dhe fatkeqe, faji i vetëm i së cilës ishte se dashuronte dëshpërimisht.

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka kënaqësinë të mbështesë përpjekjet e Operës së Kosovës për t’i dhuruar publikut të pasionuar emocione të ngjarjeve të mëdha kulturore.

Një falënderim i veçantë shkon për Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat e mbajtën premtimin për plotësimin e një kërkese të kahmotshme të komunitetit artistik, duke themeluar Operën e Kosovës.

Së bashku, vazhdojmë të promovojmë kulturën italiane në partneritet me institucionet kosovare.

Produksioni i parë i “LA TRAVIATA” nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Operën Shtetërore të Stara Zagorës (Bullgari), Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) dhe Filharmonisë së Kosovës – premierë më 15 dhe 17 dhjetor 2022 në Sallën e Sporteve “1 Tetori”

Biletat mund t’i gjeni këtu:

Premiera (15 dhjetor)

Repriza (17 dhjetor)