Nga data më 23 nëntor 2022, Qendra kërkimore italiane Elettra Sincrotrone Trieste, vepron si një strukturë ndërkombëtare multidisiplinare për përdoruesit, duke shfaqur një burim drite sinkrotron të gjeneratës së tretë 2.0/2.4 GeV (Elettra), një burim drite lazer me elektronë të lirë (FERMI) dhe një shumëllojshmëri të laboratorëve mbështetës dhe publikon thirrjen:
Ky është një aksion pilot në kuadër të aktiviteteve shkencore dhe sociale të Elettra-Sincrotrone Trieste për Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rezultatin e Takimit Ministror të Platformave të Ballkanit Perëndimor për Kulturën, Kërkimin dhe Inovacionin, Arsimin dhe Trajnimin, mbajtur në Tiranë në datat 27 – 28 qershor 2022, në të cilin është konfirmuar angazhimi i marrë nga liderët në Samitin Brdo BE-Ballkani Perëndimor në 2021 për të promovuar ekselencën shkencore dhe për të ndihmuar në parandalimin e ikjes së trurit.
Qëllimi i kësaj thirrje është të trajnojë shkencëtarë të rinj premtues nga Ballkani Perëndimor në teknikat më të avancuara të karakterizimit të materialeve duke përdorur rrezatimin sinkrotron dhe të kontribuojë në zhvillimin e një komuniteti përdoruesish në Ballkanin Perëndimor.
Kjo thirrje është e hapur për shtetasit nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Kërkohet doktorata në fizikë, kimi ose disiplina të ngjashme, përvojë e provuar në kërkimin eksperimental, si dhe të kenë publikimie. Përvoja në zhvillimin e instrumenteve shkencore do të konsiderohet një aset shtesë. Një letër mbështetjeje nga një institucion i arsimit të lartë nga Ballkani Perëndimor ose nga një agjenci/ministri qeveritare është thelbësore. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 15 janar 2023.
Kandidati duhet të zotërojë aftësi të forta ndërpersonale për të ndjekur programe kërkimore bashkëpunuese në një mjedis të orientuar nga ekipi dhe për t'u bërë pjesë e bashkëpunimeve ekzistuese kërkimore. Kërkohen aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe aftësi për të dhënë përparësi, së bashku me aftësinë për të bashkëvepruar me partnerët e projektit dhe për të punuar si pjesë e një ekipi shumëdisiplinor. Njohuri të mira të komunikimit me gojë dhe me shkrim në anglisht janë thelbësore.