MESIMDHËNIA E GJUHËS ITALIANE NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR
Shqipëria karakterizohet nga një numër i madh njerëzish që flasin italisht, dhe në mungesë të të dhenave të sakta në këtë drejtim, supozohet se rreth 60% e popullsisë kupton gjuhën italiane dhe të paktën 50% e tyre janë në gjëndje ta flasin atë. Italofonia është një trashëgimi historike e pranisë sonë në Shqipëri, që i detyrohet në mënyrë të vecantë:
- një gjenerate të moshuarish, që e ka mësuar italishten gjatë Mbretërisë Italiane e Shqiptare në 40 shkollat italiane në qytete të ndryshme shqiptare ose që ka studiuar në universitet italiane;
- të mësuarit nëpërmjet radios e televizionit italian, ka mbajtur gjallë gjuhën italiane mes shqiptarëve. Ajo u forcua shumë përgjatë këtyre njëzet viteve të fundit, jo vetëm nga ndjekja e kanaleve televizive tashmë të lira, një mjet shumë efikas për përhapjen e gjuhës dhe kulturës, por edhe prej pranisë së sipërmarrjes italiane në Shqipëri dhe emigracionit të shqiptarëve drejt vendit tonë.
Edhe pse italishtja në ditët e sotme vazhdon të jetë e përhapur, kemi një tendencë të kundërt të kohëve të fundit. Sektori radio – televiziv nuk është më një kanal bazë per mësimin e gjuhës së folur italiane, kjo edhe për shkak të sistemit të ndryshëm të trasmetimeve televisive që nuk lejojnë t’i shohësh lirisht programet televizive italiane në Shqipëri. Kjo situatë e re përkeqëson njohjen dhe përhapjen e gjuhës sonë të folur, gjithnjë e më pak e pranishme ndër gjeneratat e reja. Kështu që përhapja e mësimdhënies së italishtes në shkolla me anë të Seksioneve shkollore dygjuhëshe, Programit Illiria dhe veprimtarive të tjera është bërë shumë e rëndësishme e strategjike për Qeverinë italiane.
Broshure e Seksioneve Dygjuheshe Italo-Shqiptare
SISTEMI SHKOLLOR SHQIPTAR
Në vitin shkollor 2008/09 filloi zbatimi i strukturës së re shkollore e nisur në vitin 2005-2006 ku:
Arsimi i detyruar u bë 9 vjet (nga mosha 6 deri në 15 vjeç, cikli i ulët 5 vjet dhe cikli i mesëm i ulët 4vjet );
- Gjimnazi zgjat 3 vjet.
Kohëzgjatja e mësimdhënies është 12 vjet, 9 vjet arsimi i detyruar dhe 3 vjet gjimnaz.
Shkollat e mesme Tekniko-Profesionale kanë një kohëzgjatje të ndryshme në bazë të profilit që varion nga 2 deri në 5 vjet.
RAPORTET SHQIPTARO - ITALIANE
Intensiteti i lartë i raporteve kulturore e tregëtare midis Shqipërise dhe Italisë dhe marrëdheniet historike midis dy popujve e dy shteteve kanë favorizuar mësimdhenien e gjuhës italiane si lëndë kurrikulare në shkollat shqiptare: jo vetëm si gjuhë e huaj e parë dhe e dytë por edhe nëpërmjet seksioneve shkollore dygjuhëshe.
MESIMDHENIA E GJUHËS ITALIANE
Italia mbështet mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin shkollor shqiptar përmes:
1. Marrëveshjeve dypalëshe ku përfshihen
1.1. Programi “Illiria”, për mësimdhënien e italishtes si gjuhë e huaj e parë;
1.2. “Seksionet shkollore Dygjuhëshe”, një program studimi dygjuhësh e dykulturor;
2. Kurseve të formimit profesional të mësuesve shqiptare të gjuhës italiane ;
3. Furnizimit me material didaktik për biblotekat dhe laboratoret shkollore.
1. 1 PROGRAMI ILLIRIA
Programi “Illiria” u iniciua në sitemin arsimor parauniversitar Shqiptar në vitin shkollor 2002, në ciklin e shkollës nëntë vjecare, arsim i detyruar, dhe në shkollat e mesme. Risia e sjellë nga ky program në sistemin arsimor publik konsistoi në futjen e mësimdhënies së gjuhës italiane si gjuhë e huaj e parë e detyruar nga klasa III e deri në klasën XII të arsimit të mesëm. Programi “Illiria” shërbeu për përafrimin e nxënësve shqiptarë duke filluar nga cikli i ulët, me gjuhën dhe kulturën italiane; shërben si një mundësi formimi të një rëndësie të vecantë për zhvillimin kulturor, që përbën një pasuri të rëndësishme po të mendojmë raportet aktuale dypalëshe Shqiptaro – Italiane, veçanërisht duke parë perspektivat e zhvillimit te shkëmbimeve kulturore e tregtare midis dy Vendeve.
Për sa më sipër, Italia, mbështet këtë iniciativë me materiale didaktike dhe mbështetje financiare për lehtësimin e mësimdhënies dhe kualifikimin e mësueve.
Aktualisht gjuha italiane mësohet në 19 Rrethe të Shqipërisë në 38 shkolla 9-vjeçare e 24 shkolla të mesme me rreth 17.000 nxënës.
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme që mësojnë italishten si gjuhe të huaj janë rreth 297.471, nga të cilët 4,35% ka zgjedhur Programin “Illiria”. Rrethet ku funksion Programi janë: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhç, Laç, Mat, Krujë, Durrës, Tiranë, Kavajë, Elbasan, Lushnjë, Kuçovë, Fier, Pogradec, Korcë, Berat, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kolonjë.
Të dhënat mbi numrin e nxënësve për vitin shkollor 2010-11
Shkolla 9 vjeçare nga klasa III deri në klasën XII të shkollës së mesme
Viti shkollor 2010/2011 Përqindja e nxënësve që mësojnë italisht si gjuhë e huaj e parë në krahasim me tërë nxënësit e regjistruar në sistemin shkollor shqiptar
|
1. 2 SEKSIONET SHKOLLORE DYGJUHËSHE SHQIPTARO - ITALIANE
Sistemi arsimor italian i ndërthurur me atë shqiptar
Memorandumi i mirkuptimit, i nënshkruar nga të dy Qeveritë me 26 Prill 2002, ka dhënë mundësine e krijimit të Seksioneve Dygjuhësh italo-shqiptare në shkollat e mesme. Proçesi mësimor është dygjuhësh e dykulturor dhe 50% e lëndëve mësohen në gjuhën italiane. Seksioni i parë Dygjuhesh është hapur në Tiranë në shtator të vitit 1998, ndërsa dy të tjerët, Seksioni i Korçës dhe i Shkodrës kanë filluar në shtator te vitit 2000.
Memorandum Mirkuptimit i nënshkruar në vitin 2011 midis Shqipërisë dhe Italisë ka zëvëndësuar atë të vitit 2002 dhe parashikon një program mësimor që fillon në shkollën 9 vjecare për të vazhduar në shkollën e mesme.
Në shkollën 9 vjeçare nga klasa VI deri në klasën IX (pra katër vjet) dhe është parashikuar të zhvillohet vetëm mësimi i gjuhës italiane.
Në shkollën e mesme nga klasa X deri në klasën XII (pra tre vjet) është parashikuar në radhë të parë mësimi i gjuhës dhe letërsisë italiane si dhe mësimi i lëndëve të tjera në gjuhën italiane. Seksionet Dygjuhësh shqiptaro – italiane janë të barazvlefshme me Gjimnazet ku ato janë vendosur dhe sot i gjejmë në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Shkodrës.
Proçesi mësimor i Seksioneve shkollore dygjuhëshe ka këto objektiva:
9