Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Legalizime

 

Legalizime

PROCEDURA PËR LEGALIZIMIN E PËRKTHIMEVE TË DOKUMENTEVE TE LËSHUARA NGA AUTORITETET KOSOVARE

Dokumentet e lëshuara nga Autoritetet kosovare, në mënyrë që të njihen si të vlefshme në Itali, duhet të kenë vulen “Apostille” dhe të jenë të përkthyera në gjuhën italiane nga përkthyes që i njeh kjo Ambasadë. Ambasada nuk merr përsipër cilësinë e përkthimeve të bëra nga përkthyesit që i njeh.

Dokumentet e Gjendjes Civile duhet të kenë vulën “Apostille” të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve te Brendshme të Republikës së Kosovës. Të gjitha dokumentet tjera publike (shkollore, gjyqësore, akte noteriale etj.), të lëshuara nga autoritetet kosovare duhet të kenë vulën “Apostille” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Dorëzimi i dokumenteve për legalizimin e përkthimeve pranë kësaj Ambasade mund të bëhet nga e hëna në të premte, prej orës 9:00 deri në orën 10:00, pa pasur nevojë të caktohet termin paraprakisht.

Ne rastet kur, mbajtësi i dokumenteve (në emër te të cilit janë dokumentet) nuk mund të paraqitet personalisht, mund të autorizojë një person tjetër për dorëzimin e dokumenteve. I autorizuari duhet të jetë i pajisur me një autorizim të nënshkruar në origjinal nga autorizuesi, të shoqëruar me një fotokopje të një dokumenti identifikimi të vlefshëm të autorizuesit. (KUJDES: nënshkrimi tek autorizimi dhe ai te dokumenti i identifikimit duhet të jetë i njëjtë përndryshe, autorizimi nuk do të pranohet). Për të shkarkuar modelin e autorizimit, kliko këtu autorizimi. I njëjti model mund të merret falas te hyrja e Ambasadës.

Çmimi i shërbimit të ofruar për legalizimin e çdo dokumenti është 24 Euro (njëzetekatër). Në rast urgjence, për tërheqjen e dokumentit brenda 24 orësh, tarifa konsullore rritet në 50 Euro (pesëdhjetë), për legalizimin e çdo dokumenti.

Lista e përkthyesve të njohur nga Ambasada (të renditur sipas alfabetit)

Përkthyesi Nr. i telefonit
DENIDA BERISHA 044 971 325
DONJETË BERISHA 044 233 173
FATOS SHALA 044 253 675
ISAK HOXHA 044 117 725
OLIVER SEDAJ 044 159 564
TEUTA KURSHUMLIJA 044 309 338

 

VËMENDJE: Duke pasë parasysh faktin se çdo vit, gjatë verës dhe në perudhat e festave rritet numri i kërkesave për legalizimin e përkthimeve në gjuhën italiane të dokumenteve me vulë apostile, të lëshuara nga Autoritetet kosovare, ju njoftojmë se kjo Ambasadë nuk mund të garantojë dorëzimin e dokumenteve në kohën e dëshiruar nga pala e interesuar.

 


65