Ambasada e Italisë në Kosovë promovon dhe shpërndan gjuhën dhe kulturën italiane në tërë Kosovën duke ofruar ngjarje kulturore, duke mbështetur shkëmbimet mes universiteteve, duke mbështetur studimin e gjuhës italiane dhe duke ofruar bursa për master në Itali. Kjo ndodh në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, gjithashtu përgjegjës për Kosovën, universitete, institucione, organizata dhe aktorë të tjerë italianë dhe kosovarë.
Oferta kulturore
Shumë aktivitete kulturore ofrohen në gjithë territorin e Kosovës, për shembull me rastin e Javës së Gjuhës dhe asaj të Kuzhinës Italiane, për Ditën e Dizajnit dhe atë të Shkencës. Nuk mungojnë forumet filmike, ekspozitat, konferencat, shfaqjet teatrale, operistike dhe muzikore, në bashkëpunim me institucionet kryesore kulturore kosovare. Për informacione të përditësuar i gjeni në web faqen e Ambasadës, në Facebook, Twitter dhe Instagram.
Mësimi i italishtes
Italiashtja ofrohet si gjuhë e huaj në Universitetin “Hasan Prishtina”, ku ka edhe një lektor të mbështetur nga Ministria e Punëve ttë Jashtme të Italisë. Të rriturit mund të studiojnë gjuhën italiane në Qendrën e Gjuhëve, e cila është e hapur edhe për personat e jashtëm.
Në disa qytete ka edhe kurse private të specializuara në mësimin e italishtes (në Prishtinë, për shembull, “Centro Dante” dhe “Britannica ELT”).
Nxënësit e shkollave mund të mësojnë italishten si lëndë kurrikulare në shkollën "Don Bosko" në Prishtinë dhe në mënyrë eksperimentale në gjimnazet "Odhise Paskali" dhe "Bedri Pejani" në Pejë.
Biblioteka e italishtes
"Biblioteka Italiane" e Universitetit "Hasan Prishtina" është e hapur për banorët e qytetit: katalogu i librave, katalogu i DVD-ve.