Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Vizë për biznes

 

Vizë për biznes

Viza për biznes lejon hyrjen në Itali, si destinacion kryesor, ose në shtete tjera të hapsirës Schengen, për qëllime ekonomike dhe tregtare.

Secili banor i Kosovës që kërkon vizë hyrëse në Itali për biznes uhet të paraqitet personalisht pranë Sportelit të vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në ditën e orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e aplikimit për vizë”, të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja të mëdha shtypi, me dy fotografi sipas standardit ICAO.

Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:

1. Pasaporta me afat të paktën 3 muaj më të gjatë se viza e kërkuar;

2. Dokumentet që vërtetojnë regjistrimin e kompanisë vendoren Kosovë si operator ekonomik-tregtar (në origjinal dhe të fotokopjuara): Certifikata e Biznesit, Informata mbi Biznesin, Certifikata e TVSH-së, Certifikata e Shërbimit Doganor, Certifikata mbi Numrin Fiskal, Vërtetim nga Administrata Tatimore e Kosovës (origjinal) ku të vërtetohet që Firma nuk rezulton të jetë debitore;

3. Dokumentet që vërtetojnë qëllimin e udhëtimit edhe qëndrimit në Itali: Ftesë për biznes e nënshkruar dhe vulosuer nga përfaqësuesi ligjor i kompanisë italiane, së cilës i bashkëngjitet kopja e letërnjoftimit të ftuesit dhe një shkresë konfirmuese nga punëdhënësi që arsyeton nevojën e udhëtimit.

Ftesa duhet të dërghoet në email-in visti.pristina@esteri.it me certifikatë e regjistrimit të odës ekonimike italiane (Visura Camerale), të lëshuar në datë jo më të hershme se 6 muaj.

Për informata të mëtejshme vizitoni faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kujdes: pavarësisht dërgimit të Ftesës nga Kompania italiane ftuese (në email-in lartpërmendur) duhet të keni një kopje të saj gjatë procedurës të aplikimit;

4. Dokumentet që vërtetojnë marrëdhëniet ekonomike-tregtare me kompaninë italiane: faturat dhe DUD-at e 4 importeve të fundit (origjinal dhe fotokopje);

5. Dokumentett që vërtetojnë adresën gjatë qëndrimit në Itali: konfirmim i rezervimit të hotelit – nëse nuk është saktësuar në Ftesë;

6. Dokumente që vërtetojnë gjendjen sociale dhe profesionale në Kosovë:

- Vetëm për punëtorët me kontratë: kontrata e punës, vërtetim i punëdhënësit ku të tregohen qartë: data e fillimit të punës, kualifikimi profesional dhe rroga mujore si edhe vërtetimi i lëshuar nga Administrata Tatimore ku të vërtetohet pagesa e kontributeve për pension dhe tatimit në burim;

7. Dokumentet që vërtetojnë gjendjen ekonomike dhe financiare në Kosovë:

- pasqyra bankare origjinale (jo e fotokopjuar/skanuar) e llogarisë personale/familjare/e biznesit e lëshuar nga banka përkatëse në datë jo më të hershme se 6-muaj;

- fotokopje e kartelave bankare;

Kujdes: Ju duhet të fotokopjoni dhe dorëzoni vetëm pjesën e përparme të kartelës.

8. Dokumentet që vërtetojnë qëndrime të mëhershme në hapësirën Schengen: fotokopje e vizave Schengen;

9. Dokumentet që dëshmojnë mjetet e transportit: bileta e avionit vajtje/ardhje, nëse udhëtoni me makinë, fotokopja e dokumenteve të automjetit;

10. Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Shengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital dhe riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30,000 Euro.

Në rast emergjence, nuk do të kërkohet pagesë shtesë.


362