Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Vizë për garë sportive

 

Vizë për garë sportive

Viza për garë sportive i lejon hyrjen në Itali personit apo grupit sportiv, që është ftuar të marrë pjesë në aktivitete apo manifestime të ndryshme me karakter sportiv.

Çdo banor i Kosovës i cili kërkon vizë hyrëse në Itali për garë sportive duhet të paraqitet personalisht pranë Sportelit të vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në ditën e orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e aplikimit për vizë”, të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja të mëdha shtypi, me dy fotografi sipas standardit ICAO.

Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:

1. Pasaporta e vlefshëme deri në skadimin e vizës së kërkuar;

2. Nulla Osta ose vërtetimi nga CONI (Komiteti Olimpik Kombëtar) ose nga Federata Sportive Italiane që të konfirmon pjesëmarrjen e të interesuarit në aktivitetin sportiv si dhe kërkon lëshimin e vizës hyrëse;

3. Ftesa nga Klubi Sportiv Italian, me programin e ngjarjes sportive;

4. Vërtetimi i lëshuar nga Federata përkatëse e Kosovës ku të vërtetohet kualifikimi dhe anëtarësimi i klubit sportiv në Federatë;

5. Vërtetimi i lëshuar nga klubi sportiv përkatës ku të vërtetohet kualifikimi i sportistit të ftuar, (nëse dokumenti origjinal nuk është në gjuhën angleze ose italiane, atëherë duhet të përkthehet në gjuhën italiane nga një përkthyes gjyqësor, i njohur nga kjo Ambasadë);

6. Dokumentet që vërtetojnë mbulimin e shpenzimeve financiare të qëndrimit në Itali (nëse nuk i merr përsipër ftuesi italian);

7. Dokumentet që vërtetojnë qëndrimin në Itali: rezervimi i hotelit ose deklarata e mikpritjes e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Entit ftues në Itali me një fotokopje të letërnjoftimit;

8. Dokumente që vërtetojnë gjendjen sociale dhe profesionale në Kosovë:

- për punëtorët me kontratë: kontrata e punës, vërtetim i punëdhënësit ku duhet të tregohen: data e fillimit të punës, kualifikimi profesional dhe paga mujore (nëse dokumenti origjinal nuk është në gjuhën angleze ose italiane, atëherë duhet të përkthehet në gjuhën italiane nga një përkthyes gjyqësor, i njohur nga kjo Ambasadë), si dhe vërtetimi i lëshuar nga Administrata Tatimore ku të vërtetohet pagesa e kontributeve për pension dhe tatimit në burim;

- për studentët: certifikata e regjistrimit e lëshuar nga shkolla ose Fakulteti; kontratat e punës së prindërve, vërtetim i punëdhënësit të këtyre të fundit ku tregohen: data e fillimit të punës, kualifikimi profesional dhe paga mujore si edhe vërtetimi i lëshuar nga Administrata Tatimore ku të vërtetohet pagesa e kontributeve për pension dhe tatimit në burim, (nëse dokumenti origjinal nuk është në gjuhën angleze ose italiane, atëherë duhet të përkthehet në gjuhën italiane nga një përkthyes gjyqësor, i njohur nga kjo Ambasadë);

9. Dokumente që vërtetojnë gjendjen ekonomike dhe financiare në Kosovë:

- vërtetime mbi pasurinë e paluajtshme në Kosovë;

- pasqyra bankare origjinale (jo e fotokopjuar/skanuar) e llogarisë personale/ familjare/e biznesit e nënshkruar dhe vulosur, me qarkullimin bankar të vitit të fundit.

- fotokopja e kartelave bankare (vetëm pjesa e përparme).

10. Dokumente që vërtetojnë mjetet e transportit: bileta e avionit vajtje/ardhje, nëse udhëtoni me makinë, fotokopja e dokumenteve të automjetit; nëse udhëtoni me autobus të organizuar, përveç dokumenteve të qarkullimit të autobusit duhet edhe kontrata e transportit;

11. Dokumente që vërtetojnë qëndrime të mëhershme në hapësirën Schengen: fotokopja e vizave Schengen;

12.Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Shengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital, riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30,000 Euro.

13. Vetëm për te miturit nën 18 vjeç:

- pëlqimi i prindërve për të dalë jashtë Kosovës, që jepet para zyrtarit të Zyrës së vizave në Ambasadën e Italisë në Prishtinë ose një deklaratë e të dy prindërve (ose prindit që rri në Kosovë) e nënshkruar personalisht te noteri, (nëse dokumenti origjinal nuk është në gjuhën angleze ose italiane, atëherë duhet të përkthehet në gjuhën italiane nga një përkthyes gjyqësor, i njohur nga kjo Ambasadë).


368