Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Vizë me ftesë zyrtare

 

Vizë me ftesë zyrtare

Viza me ftesë zyrtare i lejon hyrjen në Itali personiit që është ftuar të marrë pjesë në mbledhje, ceremoni, takime apo manifestime me karakter politik, shkencor ose kulturor nga organe apo institucione qeveritare italiane, organizata publike ose private, të njohura, ku të gjitha shpenzimet e qëndrimit bien plotësisht mbi Entin ftues.

Çdo banor i Kosovës i cili kërkon vizë hyrëse në Itali me ftesë zyrtare duhet të paraqitet personalisht pranë Sportelit të vizave të Ambasadës Italiane në Prishtinë në ditën e në orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e aplikimitpër vizë”, të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja të mëdha shtypi, me dy fotografi aktuale sipas standardit ICAO.

Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:

1. Pasaportë të vlefshme të paktën deri në skadimin e vizës së kërkuar;

2. Ftesa zyrtare nga Enti italian në të cilën të kërkohet lëshimi i vizës hyrëse për personin e ftuar si edhe të deklarohen qartë dhe saktësisht;

a. qëllimi i vizitës së personit të ftuar;

b. data e fillimit dhe kohëzgjatja e tij;

c. mbulimi i shpenzimeve financiare;

d. adresa e vendqëndrimit gjatë vizitës në Itali;

e. kopje e qartë e letërnjoftimit të subjektit fizik që e ka nënshkruar ftesën.

3. Dokumente që vërtetojnë pozitën profesionale: kopje e kontratës së punës si edhe një Reference Letter (ku të vërtetohet qëllimi zyrtar i vizitës) e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i Entit publik pranë së cilit jeni i punësuar;

4. Dokumente të vërtetojnë mjetet e transportit: bileta ose rezervimi (Vajtje/Ardhje) ose fotokopje e dokumenteve të automjetit (nëse udhëtohet me makinë);

5. Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Shengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital, riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30,000 Euro.

 


361