Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Vizë për punë me kontratë

 

Vizë për punë me kontratë

Viza për punë me kontratë i lejon hyrjen në Itali për një kohë të kufizuar ose të pakufizuar personit që ka Autorizim (Nulla Osta) e lëshuar nga Sporteli Unik për Imigrim.

Secili banor i Kosovës që kërkon vizë hyrëse në Itali për punë me kontratë duhet të paraqitet personalisht pranë Sportelit të vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në ditën e orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e aplikimit për vizë”, të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja të mëdha shtypi, me dy fotografi sipas standardit ICAO.

Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:

1. Pasaporta e vlefshme, të paktën deri në skadimin e vizës së kërkuar;

2. Autorizimi (Nulla Osta) i lëshuar në datë jo më të hershme se 6 muaj nga Sporteli Unik për Imigrim.


369