Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Vizë për mision

 

Vizë për mision

Viza për mision i lejon hyrjen në Itali personit që punon për administratën publike vendore, ente publike ose organizata ndërkombëtare dhe që udhëton për arsye të lidhura me funksionin politik, qeveritar ose publik.

Secili banor i Kosovës i cili kërkon vizë hyrëse në Itali për mision duhet të paraqitet personalisht pranë Sportelit të vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në ditën e orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e aplikimit për vizë”, të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja të mëdha shtypi, me dy fotografi sipas standardit ICAO.

Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:

1. Pasaporta e vlefshme të paktën deri në skadimin e vizës së kërkuar;

2. Kërkesa zyrtare nga organizata qeveritarë italian ose organizata ndërkombëtare me seli në Italinë të cilën saktësohet si në vijim:

a. qëllimi i vizitës së personit të ftuar;

b. data e fillimit dhe kohëzgjatja e tij;

c. mbulimi i shpenzimeve financiare;

d. adresa e qëndrimit në Itali.

3. Dokumentet që vërtetojnë qëllimin zyrtar të udhëtimit: Nota Verbale, e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, (nëse personi i ftuar është zyrtar i Presidencës, Kuvendit ose Qeverisë së Republikës së Kosovës) ose vërtetim i lëshuar nga drejtori ekzekutiv (nëse personi i ftuar është zyrtar organizmave tjerë qeveritarë ose ndërkombëtarë);

4. Dokumentet që vërtetojnë mbulimin e shpenzimeve financiare (nëse nuk mbulohen nga Enti ftues); Konfirmim me shkrim i zyrtarëve të lartpërmendur mbi mbulimin e shpenzimeve financiare të nevojshme për qëndrimin në Itali;

5. Dokumentet që vërtetojnë mjetet e transportit: bileta ose rezervimi vajtje/ardhje ose fotokopje e dokumenteve të automjetit, nëse udhëtohet me makinë;

6.Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Shengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital, riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30,000 Euro.

 


370