Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Vizë për turizëm

 

Vizë për turizëm

Viza për turizëm i lejon hyrjen në Itali personit që dëshiron të vizitojë Italinë si destinacion kryesor ose shtete tjera të hapësirës Schengen për arsye turistike.

Çdo banor i Kosovës që kërkon vizë hyrëse në Itali për turizëm duhet të paraqitet personalisht pranë Sportelit të vizave të Ambasadës Italiane në Prishtinë në ditën e në orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e kërkesës për vizë” me dy fotografi aktuale sipas standardit ICAO, të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja të mëdha shtypi.

Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:

1. Pasaporta e vlefshme të paktën deri në skadimin e afatit të vizës së kërkuar;

2. Dokumente lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Itali: rezervim hoteli ose ftesa e nënshkruar nga personi fizik ose juridik italian apo i huaj me banim të rregullt në Itali, së cilës i bashkëngjitet fotokopja e letërnjoftimit ose lejes së qëndrimit në Itali nëse garantuesi nuk është shtetas italian.

KUJDES: Zyra e Vizave ka të drejtën që, në raste të caktuara t’i kërkojë aplikuesit të parapaguajë përmes një transferi bankar ndërkombëtar një shumë të caktuar të hotelit të rezervuar.

3. Dokumente të gjendjes civile që vërtetojnë lidhjen familjare me personin ftues në Itali, të legalizuara nga Departamenti i Gjendjes Civile i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prishtinë;

4. Dokumente që vërtetojnë gjendjen sociale dhe profesionale në Kosovë:

- për punëtorët me kontratë: kontrata e punës, vërtetim i punëdhënësit ku të tregohen: data e fillimit të punës, kualifikimi profesional dhe rroga mujore si edhe një vërtetim i lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës që vërteton pagesën e taksave dhe trustit pensional;

- për personat që kanë biznesin e tyre personal: certifikata e regjistrimit të firmës si edhe një vërtetim mbi biznesin, me datë jo më të hershme se një muaj, i lëshuar nga Autoriteti i Regjistrimit të Bizneseve pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ku të vërtetohet lloji i aktivitetit tregtar;

- për studentët: vërtetim regjistrimi i lëshuar nga shkolla ose Fakulteti, kontratat e punës së prindërve, vërtetim i punëdhënësit të këtyre të fundit ku të tregohen: data e fillimit të marrëdhënies së punës, kualifikimi profesional dhe rroga mujore si edhe një vërtetim i lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës që vërteton pagesën e taksave dhe trustit pensional;

- për pensionistët: vërtetim mbi marrjen e pensioneve;

- për të papunët: vërtetimi i papunësisë i lëshuar nga Qendra për Punë Sociale e Komunës së vendbanimit.

5. Dokumente që vërtetojnë gjendjen ekonomike dhe financiare në Kosovë:

- vërtetime mbi pasuri të paluajtshme në Kosovë;

- pasqyrë bankare origjinale (jo e fotokopjuar ose e skanuar) e llogarisë personale/familjare/e biznesit, e lëshuar nga banka përkatëse në datë jo më të hershme se 6 muaj;

- fotokopje kartelave bankare.

6. Deklarata mbi Bashkësinë Familjare, e lëshuar nga Komuna e vendbanimit të aplikuesit në datë jo më të hershme se 6 muaj, ku të vërtetohet përbërja familjare;

7. Vetëm për të miturit nën 18 vjeç:

- certifikatë lindjeje e të miturit e legalizuar nga Departamenti i Gjendjes Civile i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prishtinë;

- pëlqimi i prindërve për të dalë jashtë Kosovës e cila jepet përpara zyrtarit të vizave pranë Ambasadës së Italisë në Prishtinë me anën e një deklarate që të dy prindërit (ose prindi që rri në Kosovë) duhet të nënshkruajnë personalisht përpara tij ose te noteri.

8. Dokumente që vërtetojnë mjetet financiare të nevojshme për qëndrimin në Itali (alternativë): kartela bankare - travellers cheques - fidjusion bankar.

KUJDES: Llogaritja e mjeteve financiare të nevojshme për qëndrimin në Itali bëhet sipas tabelës që mund të gjeni në formularin e kërkesës për vizë.

9. Dokumente eventuale që vërtetojnë qëndrime të mëhershme në hapësirën Schengen: fotokopja e vizave Schengen;

10. Dokumente lidhur mjetet e transportit: bileta e avionit ose rezervimi vajtje/ardhje ose, nëse udhëtoni me makinë, fotokopje e dokumenteve të automjetit;

11. Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Shengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital, riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30,000 Euro.

 

 


364