Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Editoriale del Presidente della Commissione Affari Esteri e Comunitari della Camera dei Deputati e del Commissario Vicinato e Allargamento della UE Olivér Várhelyi in vista della Conferenza “Balcani Occidentali: “I Balcani Occidentali: tra Multipolarismo e Integrazione Europea” (26 Aprile 2021, 14:00h)

Scorrere per l’albanese/leviz poshtë për shqip

Editoriale del Presidente della Commissione Affari Esteri e Comunitari della Camera dei Deputati e del Commissario Vicinato e Allargamento della UE Olivér Várhelyi in vista della Conferenza “Balcani Occidentali: “I Balcani Occidentali: tra Multipolarismo e Integrazione Europea” (26 Aprile 2021, 14:00h)

Originale in italiano disponibile al sito de La Repubblica.

La conferenza sarà seguibile on-line.

Traduzione di cortesia non ufficiale a cura dell’Ambasciata d’Italia a Pristina:

+++

Editorial i Kryetarit të Komisionit për Punët të Jashtme dhe Komunitare i Dhomës së Deputetëve, Piero Fassino dhe i Komisionerit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi për Konferencën “Ballkani Perëndimor: “Ballkani Perëndimor: midis multi-polaritetit dhe procesit të integrimit evropian” (26 prill 2021, ora 14:00)

Origjinali në italisht, i disponueshëm në faqen e La Repubblica.

Konferenca mund të ndiqet online.

 

Përkthim jozyrtar nga Ambasada e Italisë i artikullit

 Ballkani, fati për t’u rishkruar

Nga Piero Fassino

dhe Olivér Vàrhelyi

Para 25 vitesh, kur me Paqen e Dejtonit iu dha fund luftërave ballkanike, komuniteti ndërkombëtar tregoi integrimin në institucionet euro-atlantike si objektiv strategjik për t’i dhënë stabilitet dhe siguri Ballkanit Perëndimor. Një rrugëtim që çoi Bashkimin Evropian në integrimin e Sllovenisë në vitin 2004 dhe Kroacisë në vitin 2013, vende të cilave u hapi dyert edhe NATO, duke integruar gjithashtu Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një rrugëtim që në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor zgjoi pritshmëritë e integrimit të shpejtë në Bashkimin Evropian. Por, gjërat nuk shkuan ashtu. Kriza ekonomike që goditi Evropën nga 2008 deri në 2015 dhe shumë turbulenca të përjetuara në këto vite nga Bashkimi Evropian – nga Brexit te ndryshimet në politikat buxhetore, nga kriza e Ukrainës tek urgjenca e migrantëve – kanë shtyrë gradualisht pranimin e kombeve të Ballkanit, duke nxitur zhgënjime, frustrime dhe rishfaqjen e tendencave nacionaliste që tashmë kanë shkaktuar kaq shumë tragjedi në ato toka. Një rajon, pikë takimi midis Oksidentit e Orientit, lindjes dhe perëndimit, tenxhere e shkrirjes së popujve, etnive, kulturave, feve, alfabeteve, që në shekuj u kanë dhënë vend epokave të frytshme të bashkëjetesës, por edhe konflikteve të përgjakshme. Përballë një identiteti kaq kompleks, shpesh lind pyetja “po pse duhet të integrojmë vende kaq të rrezikshme?”

Përgjigja qëndron te gjërat. Për shekuj me radhë, secili popull ballkanas ka menduar për të ardhmen e vet kundër fqinjit të tij. Integrimi evropian ofron mundësinë e përmbysjes së këtij vizioni duke nxitur secilin komb të Ballkanit të ndërtojë të ardhmen e vet së bashku me fqinjin. Është integrimi ai që mund të lidhë në mënyrë të qëndrueshme Serbinë me Evropën, duke shëruar plagët e vitit 1999. Është perspektiva e integrimit që i bindi Shkupin dhe Athinën të bien dakord mbi emrin “Maqedonia e Veriut”. Është hyrja në Evropë që mund të nxisë Beogradin dhe Prishtinën të normalizojnë marrëdhëniet e tyre. Ashtu siç është thelbësor integrimi evropian për t’i lejuar Bosnje-Hercegovinës konsolidimin e identitetit të saj shtetëror multi-komunitar, që gjithmonë është e ekspozuar ndaj rrezikut të ndarjes. Dhe është integrimi ai që mund t’u ofrojë të gjitha vendeve të rajonit mundësinë e kapërcimit të konflikteve të hidhura politike të brendshme, duke kryer reformat në fushën e rendit dhe ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe informimit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e pakicave, të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Prandaj, është koha për një rihapje të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor me një roadmap që parashikon përshpejtimin e negociatave të filluara me Malin e Zi dhe Serbinë, thirrja e konferencave ndërqeveritare për fillimin e tyre me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njohja e statusit të kandidatit për Bosnjë-Hercegovinën dhe sinjali i një perspektive për Kosovën. Një ndryshim i hapit është edhe më i nevojshëm për t’u bërë ballë sfidave të përbashkëta: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e hapësirës evropiane të furnizimit me vaksina për të tejkaluar Covid19 dhe programeve evropiane për ekonominë e gjelbër, digjitalizimin, kërkimin dhe inovacionin, modernizimi i infrastrukturës duhet të jetë një referencë edhe për planin ekonomik dhe të investimeve prej 28 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Komisioni Evropian, një hap i rëndësishëm që ndihmon për të kapërcyer më shpejt hendekun ekonomik dhe social me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, duhet të sigurojmë që “Pakti i ri për Migracion dhe Azil” i propozuar nga Komisioni Evropian të përfshijë vendet e rajonit. Prania në rritje e aktorëve të tjerë ndërkombëtarë nxit BE-në të përfshijë vendet e Ballkanit në politikat e jashtme dhe të sigurisë për të mirën e stabilitetit të të gjithë kontinentit evropian. Është një objektiv që kujton përgjegjësinë e institucioneve evropiane, qeverive dhe parlamenteve kombëtare të cilat – duke pranuar kërkesën e shprehur në mënyrë të përsëritur nga Parlamenti Evropian – duhet të mbështesin dhe shoqërojnë rrugëtimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, një hap vendimtar në kompletimin e atij projekti të madh të ndjekur që nga viti 1989 e deri me sot, që është bashkimi i Evropës në emër të vlerave të paqes, lirisë, demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit.

Piero Fassino, Kryetar i Komisionit për Punëve të Jashtme i Dhomës së Deputetëve

Olivér Vàrhelyi, Komisioner i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim

(Fjalimi me rastin e Konferencës ndërparlamentare “Ballkani Perëndimor: midis multi-polaritetit dhe procesit të integrimit evropian” e paraparë për nesër në Dhomën e Deputetëve)