Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Fillon seminari i OSBE-së për trajnimin e trajnerëve si reagues të parë të rasteve të dhunës në familje

Data:

13/02/2019


Fillon seminari i OSBE-së  për trajnimin e trajnerëve si reagues të parë të rasteve të dhunës në familje

Më, 4 shkurt 2019, Ambasadori i Italisë, Piero Cristoforo Sardi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtori i Departamentit për Siguri i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ake Roghe hapën seminarin "Trajnimi i trajnerëve si reagues të parë të rasteve të dhunës në familje”

Trajnimi është pjesë e projektit “Ngritja e kapaciteteve operative të Policisë së Kosovës për luftimin e dhunës në familje”, bashkëfinancuar nga Qeveria Italiane dhe OSBE-ja, që ka për qëllim rritjen e efektivitetit të Policisë së Kosovës për luftimin e dhunës në familje, me theks të veçantë ndaj grave dhe fëmijëve. Konkretisht, trajnimi synon të forcojë kapacitetet e Policisë së Kosovës në parandalimin, hetimin dhe shtypjen e fenomeneve të tilla përmes aktiviteteve që synojnë përmirësimin e efikasitetit të teknikave të trajnimit, analizës së rrezikut, menaxhimit të raportimit dhe reagimit, në rast të ndërhyrjes së shpejtë.


268