Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shërbimet Konsullore dhe Vizat

Shërbimet konsullore ofrohen nga Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe nga rrjeti konsullor italian, sipas parimeve të barazisë, paanësisë, efikasitetit dhe transparencës.

Të gjitha shërbimet e ofruara nga rrjeti konsullor italian dhe rregulloret në fuqi janë përshkruar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Kliko këtu për shërbimet për shtetasit italianë dhe këtu për shërbimet për shtetasit kosovarë ose të huaj. Në faqet e shtyllës në të majtë mund të gjeni informacione mbi mënyrën e qasjes në Ambasadën e Italisë në Prishtinë (oraret e hapjes për publikun, terminet, etj.) dhe mbi ofrimin e shërbimeve konsullore italiane në Kosovë.

Nëse një shtetas italian gjendet në vështirësi gjatë qëndrimit në Kosovë, Ambasada e Italisë mund të ofrojë asistencë në kuadër të kompetencave të saj, . Ju lutemi të shkruani në adresën consolare.pristina@esteri.it.
Për situata emergjente, kontaktoni numrin +383 48 185 163 gjatë ditëve të punës deri në orën 17:00; në të gjitha orët dhe ditët e tjera: +39 06 36225. Ky numër është VETËM për emergjenca – kërkesat e tjera nuk do të merren parasysh për të mbajtur linjën sa më të lirë.

Njoftim për përdoruesit mbi përpunimin e të dhënave personale për shërbimet konsullore (përjashtuar lëshimin e vizave dhe procedurat e shtetësisë).

Njoftim për përdoruesit mbi përpunimin e të dhënave personale për procedurat e shtetësisë.