Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

REGJISTRIMET NË UNIVERSITETE 2020/2021

Data:

15/07/2020


REGJISTRIMET NË UNIVERSITETE 2020/2021

Janë hapur regjistrimet në universitetet italiane për vitin akademik 2020/2021!

Procedurat e reja të regjistrimit për studentët e huaj mund t’i gjeni në gjuhën italiane dhe gjuhën angleze. Ndër të rejat kryesore, studentët do të mund të aplikojnë për para-regjistrim përmes portalit http://www.universitaly.it, me përjashtim të kurseve të Aftësimit të Lartë Artistik dhe Muzikor (AFAM) dhe Edukimit të Lartë Teknik (ITS). Aplikimet për regjistrim në kurset AFAM dhe ITA mund të bëhen direkt në adresën consolare.pristina@esteri.it.

Informacione për universitetet dhe jetën në Itali. Studentët mund t’u drejtohen direkt universiteteve për informacione lidhur me ofertën arsimore dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit. Shumë informata mbi regjistrimin dhe jetën e studentëve në Itali i gjeni këtu në gjuhën angleze.

Deklarata e vlefshmërisë. Nëse kërkohet nga universitetet, deklaratën e vlefshmërisë mund ta merrni duke shkruar në consolare.pristina@esteri.it

Vizat hyrëse. Aplikimet për vizë studimi mund të bëhen në adresën e visti.pristina@esteri.it, vetëm pas përfundimit të fazës së regjistrimit. Informacionet mund t’i gjeni në faqen e Ambasadës.

COVID-19. Udhëtimi për në Itali, ndjekja e kurseve të studimit dhe procedurat e hyrjes u nënshtrohen rregullave për parandalimit e koronavirusit dhe mund të parashohin edhe aktivitete mësimore në distancë.


352