Nga data 17 deri më 23 tetor do të festohet edicioni XXII i “Javës së gjuhës italiane në botë” me temën “Italishtja dhe të rinjtë. Qysh, m’fal? Nuk t’followi”. Nisma ka lindur në vitin 2001 në bashkëpunim me Akademinë Crusca dhe është realizuar nga rrjeti diplomatik-konsullor dhe nga Institutet Italiane të Kulturës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Universitetit dhe Hulumtitm, Qeverisë Zvicerane dhe partnerëve kryesorë të promovimit të gjuhës.
Zgjedhja për t’ia kushtuar këtë Javë brezave të rinj i përgjigjet dëshirës për të përcjellë bashkëkohësinë e gjuhës dhe kulturës italiane te “të rinjtë përmes të rinjve”. Brezat e rinj nuk përfaqësojnë vetëm publikun e privilegjuar të nismës, por dhe mbi të gjitha protagonistët e saj, sepse një gjuhë në zhvillim nuk mund të anashkalojë të rinjtë. Prandaj, qëllimi i kësaj Jave është qasja si një platformë për dëgjim dhe dialog në mes institucioneve dhe atyre që janë arkitektët kryesorë të kësaj bashkëkohësie, në mënyrë që të përmirësojë, në Itali dhe jashtë saj, imazhin e një gjuhe dhe një Vendi që është i fortë për të kaluarë e vet, por në të njëjtën kohë i gjallë dhe krijues në të tashmen.
Për “Javën”, Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Hasan Prishtina”, Shkollën “Don Bosko”, “Dante” Fondacionin “Kino Armata” dhe Librarinë “Dukagjini” ofron një sërë aktivitetesh dedikuar një publikun me shije të hollë.
Java fillon me dy aktivitetet (të hënën 17 dhe të martën 18 tetor) kushtuar aktiviteteve rekreative në gjuhën italiane, të cilat do të përfshijnë nxënësit e italishtes në klasat fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë të shkollës “Don Bosko” në Prishtinë.
Të enjten, 20 tetor, në orën 16:00 në sallën “Idriz Ajeti” të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Hasan Prishtina” do të shfaqet komedia “L’intrepido” e Gianni Amelio (me titra italisht anglisht), një film që përshkruan me lehtësi vështirësitë dhe si rrjedhojë rëndësinë e të mbeturit “njerëzor” në jetët e karakterizuara nga pasiguria. Shfaqjes do t’i paraprijë një moment muzikor i ofruar nga Arjeta Krosa dhe Rrezarta Ramadani (“Cara luna” nga Bellini; Bellini, “Cara luna”; nga “Le nozze di Figaro di Mozart” “L’ho perduta … me meschina”; nga La cenerentola di Rossini “Non più mesta”.
Të premten, më 21 tetor, në orën 17:00, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, Aida Baro, kryeredaktore e shtëpisë botuese “Pegi”, do të prezantojë përkthimin e fundit në shqip të romanit “Jeta e brendshme” nga Alberto Moravia ( dialogu me publikun do të bëhet shqip dhe italisht).
Aktivitetet do të përmbyllen ditën e shtunën, më 22 tetor në orën 19:00, në “Kino Armata” në Prishtinë, me shfaqjen e komedisë “Toka jonë” nga Giulio Manfredonia (italisht me titra anglisht, hyrje falas), e cila përfaqëson peripecitë e një grupi idealistësh të rinj të mërzitur që janë anëtarë të një kooperativë sociale në Italinë jugore, duke u përballur me kompleksitetin e menaxhimit të një ferme që u është dhënë nga shteti në tokat e konfiskuara nga krimi i organizuar. Filmin e prezanton (shqip) drejtoresha e Qendres “Dante” në Prishtinë, Arjeta Berisha.
“Kam kënaqësinë e veçantë të prezantoj programin e “Javës së Gjuhës Italiane në Botë”, që këtë vit u është dedikuar të rinjve, në fillim të një viti shkollor dhe akademik që tregon interes të madh në çdo grupmoshë, nga fëmijët te të rriturit, për mësimin e gjuhës sonë edhe përmes kurseve të mbështetura në mënyrë aktive nga Ambasada jonë. Përtej vlerës së reale të shkëmbimit kulturor mes dy Vendeve tona, që është gjithnjë e më intensive, përvoja po na tregon se sa shumë mundësi studimi dhe pune u hapen në Kosovë, atyre që zotërojnë mirë gjuhën italiane”, tha Ambasadori Antonello De Riu.
Vegëza
- Shiko videon promovuese të Javës XXII të Gjuhës Italiane në Botë
- Shkarko falas vëllimin “Italishtja dhe të rinjtë”, prodhuar nga Akademia Crusca