Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Muzika në krijimin e Shtetit Italian”

Sot, në ambientet e Ambasadës Italiane në Prishtinë, u bë hajpja e “Javës së Gjuhës Italiane në Botë – Edicioni XV”.

Këtë vit Java e Gjuhës Italiane në Botë do t’i dedikohet muzikës me titullin: “Italishtja e muzikës, muzika e italishtës”

Dita e parë filloi me konferencën me titull “Muzika në krijimin e Shtetit Italian”, prezantuar nga Ambasadori Italian në Kosovë, SH.T. Andreas Ferrarese, ku ndër të ftuarut ishin edhe Ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty Lang dhe Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Prof. Baki Jashari.

Ambasadori Ferrarese, përmes shfaqjeve video, kujtoi historinë e italiane të shekullit të XIX, duke i paraqitur publikut rëndësinë e muzikës, dhe veçanërisht të Operës italiane në rrugëtimin e popullit italian drejt Bashkimt Kombëtar.

Konferenca u mbyll me performancën e sopranos Arta Jashari, shoqëruar në piano nga Profesoresha Lule Elezi.