Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Seminar “Këshilli i Investitorëve Evropianë”

Sot, në ambientet e Ambasadës italiane në Prishtinë u mbajt një seminar në përvjetorin e parë të Këshillit të Investitorëve Evropianë.

Gjatë seminarit u bë i mundur shkëmbimi i pikëpamjeve mbi të ardhmen e investimeve në Kosovë. Ambasadori italian, SH.T. Andreas Ferrarese, theksoi mbështetjen e Ambasadës Italiane për çdo nismë që mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar konfirmoi rëndësinë e rolit të investitorëve evropianë për të mbështetur ekonominë vendore.