Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Konferenca “Gratë në biznes. Shkëmbim përvojash mes Kosovës dhe Italisë”

Sot u mbajt konferenca: “Gratë në biznes. Shkëmbim përvojash mes Kosovës dhe Italisë”, organizuar nga Ambasada Italiane në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë ICE – PDC Prishtinës, me qëllim shkëmbimin e përvojave të grave të biznesit dhe krijimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Konferenca u hap nga Ambasadori, S.E. Andreas Ferrarese, i cili theksoi rëndësinë e rolit të grave në botën e biznesit dhe intensifikimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Italisë dhe Kosovës.

Fjalën e morën edhe znj. Franca Audisio Rangoni – Kryetare e AIDDA – Shoqata e Grave të biznesit dhe Menaxhereve të kompanive italiane, znj. Mirlinda Kusari – Kryerare e Shoqatës e Sheera, znj. Aferdita Kelmendi – Kryetari i Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës dhe znj. Majlinda Mazelliu – zëvendës drejtore e shoqatës “Gratë në Biznes”, e cila përfaqëson ndërmarrjet e vogla në Kosovë.

Në këtë nismë ishin të pranishëm përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme vendore, përfaqësues të Agjencisë KIESA nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.