Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ambasadori Piero Cristoforo Sardi takoi Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Sot, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Kristoforo Sardi pati një takim njoftues me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në të gjitha sferat. Përveç kësaj, ata biseduan edhe për adresimin dhe prioritetet e Presidencës Italiane të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Itali.