Ministri i Integrimit Evropian i Republikës së Kosovës, z. Bekim Çollaku priti në një takim Ambasadorin Sardi, ku u bisedua për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila u konfirmua edhe në Samitin e Parisit, të mbajtur më 4 korrik.
Ambasadori Sardi konfirmoi gatishmërinë e Italisë për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe praninë italiane në Kosovë.