Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ambasadori Nicola Orlando i paraqet letrat kredenciale Presidentit të Republikës Hashim Thaçi

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, i paraqiti sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi i uroi mirëseardhje Ambasadorit dhe e përgëzoi për detyren e re, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

“Italia është një partner strategjik për ne dhe duam të zgjerojmë më tej bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve tona”, tha Presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova llogrit në përkrahjen e Italisë në rrugën e integrimit në NATO dhe BE.

Ambasadori Nicola Orlando, duke rikonfirmuar miqësinë mes Italisë dhe Kosovës, tha se është i nderuar për mundësinë që të punojë së bashku me palën kosovare për të thelluar bashkëpunimin tashmë të shkëlqyeshëm midis dy vendeve, duke konfirmuar gjithashtu angazhimin e Italisë për integrimin progresiv evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

12