Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Presidenti Mattarella Kosovës: “Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje mes palëve të pranohet”

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, në një mesazh urues për kolegen kosovare Vjosa Osmani, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, bëri thirrje për normalizim të shpejtë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke ritheksuar mbështetjen e Italisë për perspektivën e integrimit evropian të Kosovës. Siç njoftoi Presidenca në Prishtinë, në një komunikatë për media, Mattarella ka uruar Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy Vendeve. Takimi ynë i fundit në Romë bëri të mundur rritjen e ndjenjës së thellë të afërsisë që bashkon Kosovën me Italinë, historikisht në ballë për të kontribuar në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë e Vendit të Tuaj edhe përmes misionit KFOR të NATO-s”, thuhet në mesazhin e urimit. “Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi evropian për një marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në avantazh të perspektivës së integrimit evropian të Kosovës, të cilën Italia e mbështet fuqishëm”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.