Prishtinë: Rikthehet Java e Gjuhës Italiane në Botë, ngjarje kjo kushtuar promovimit të italishtes si gjuhë prestigjioze si në kulturën klasike ashtu edhe në atë bashkëkohore, organizuar përvitshëm nga rrjeti diplomatik-kulturor e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpinimit Ndërkombëtar nën Patronazhin e Lartë të Presidencës së Republikës.
Me mbërritjen në edicionin e XXV, ngjarja do të mbahet nga 13 deri më 19 tetor e karakterizuar me temën “Italofonia: gjuha përtej kufijve” qëllimi i së cilës është të festojë hapësirën gjuhësore, kulturore dhe sociale të italishtes, duke imagjinuar një komunitet të ri njerëzish në mbarë botën të përbashkuar nga pasioni për gjuhën tonë dhe, nëpërmjet saj, me afërsinë e tyre për vendin tonë.
Me këtë rast, Ambasada Italiane në Prishtinë dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, përgjegjës edhe për Kosovën, paraqesin një program të pasur ngjarjesh, duke përfshirë seminare, aktivitete edukative dhe shfaqje filmike të dizajnuara si për të rritur ashtu edhe për të rinj, që feston gjuhën italiane si një instrument për dialog dhe si forcë shtytëse për përhapjen e kulturës dhe shkëlqesitë italiane në botë.
Ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini, theksoi se “tema e përzgjedhur për këtë edicion – “Italofonia: gjuha përtej kufijve” – të na ftojë të reflektojmë mbi mënyrën se si italishtja t’i përkasë jo vetëm Italisë, por edhe një komuniteti botëror njerëzish që e duan, e studiojnë, e ligjërojnë dhe e jetojnë atë përditshëm si një vektor kulture, kreativiteti dhe dialogu”.
Ambasadori më tej shtoi se “në Kosovë, ky komunitet është në rritje e sipër: studentë, ligjërues, artistë dhe entuziastë që gjejnë në italishte jo vetëm një gjuhë, por një urë drejt një bote vlerash të përbashkëta arti, muzike dhe idesh”.
“Programi i propozuar këtë vit nga Ambasada Italiane në Prishtinë, me shfaqje filmike, seminare, kafene letrare dhe aktivitete për studentët, dëshmon pasurinë dhe larminë e hapësirës sonë gjuhësore dhe kulturore. Përmes filmit, letërsisë dhe krahasimit, duam t’u japim zë të gjitha formave të italianizmave që jetojnë dhe lulëzojnë përtej kufijve gjeografik”, përfundoi Ambasadori Antonini.
Java hapet të hënën 13 tetor me ngjarjen “Dita e Erasmusit Itali”, një ditë kushtuar publicitetit të mundësive të studimit në Itali drejtuar të rinjëve kosovarë të interesuar të studiojnë jashtë vendit. Në lidhje prej së largu Chiara Gilardoni nga Uni-Italia do t’i bashkohet gjithashtu ngjarjes për të reklamuar ndërkombëtarizimin e sistemit akademik italian.
Të martën 14 tetor Ambasada Italiane në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, në Sallën e Senatit të Rektoratit, organizojnë një seminar me temën “Italishtja nëpër botë” me të ftuar nderi Profesor Leonardo Maria Savoia, anëtar i Akademisë Kruska, i cili do të prezantojë vëllimin Italofonia: gjuha përtej klufijve, redaktuar nga Akademia e Kruskës dhe nga Ministra e Puneve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Bashkërisht me profesorin nga Savoia do të diskutojnë për përhapjen e gjuhës italiane në të gjithë botën Profesoreshë Rozafa Basha, Zëvendësrektore për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Profesoreshë Majlinda Bregasi, Drejtoreshë e Institutit të Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës.
Të mërkurën 15 tetor në kinemanë Kino Armata bëhet shfaqja e filmit “Virgjëresha e Betuar” nga Laura Bispuri (2015), bazuar në veprën me të njëjtin emër nga Elvira Dones, shkrimtare shqiptare e cila ka zgjedhur shpesh herë italishten si mjet shprehjeje në shkrimet e saja.
Mëngjesin e së enjtes 16 tetor Ambasada Italiane do të takohet me studentët shumë të rinj të italishtes nga Shkolla Princeton e Prishtinës për një “Lojë Kuizi të italishtes” argëtuese, ku nxënësit do të testojnë njohuritë e tyre të gjuhës italiane përmes një loje paralelizmi me shqipen.
Java do të përmbyllet pasditen e 16 tetorit me një “Kafene letrare” kushtuar Stefano Benni-t, organizuar në bashkëpunim me shkollën e gjuhës “Qendra Dante”.
Në Ambasadë do të mbahet një takim drejtuar përkujtimit të veprave të Stefano Benni-t përmes një sërë leximesh në italisht të fragmenteve nga vepra “Saltatempo”, e përkthyer edhe në shqip.
Gjithnjë në përkujtim të personalitetit Benni, gjatë gjithë javës do të zhvillohet fushata në rrjete sociale “Pilula Librash”. Çdo ditë në kanalet e rrjeteve sociale të Ambasadës do të postohen fragmente të shkurtra nga veprat e Benni-t për t’a promovuar atë edhe në mesin e publikut kosovar.
Java e gjuhës Italiane në Botë është projeksioni kryesor për promovimin e gjuhës italiane në shkallë botërore, realizuar përvitshëm nga rrjeti diplomatik-konsullor dhe nga Institutet Kulturore Italiane bashkërisht me partnerët e tyre tradicional për promovimin gjuhësor (Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Meritës, Ministria e Universitetit dhe Kërkimit, Qendra për Librin dhe Leximin CePell, Qeveria e Konfederatës Zvicerane, Akademia e Kruskës, Këshilli i Përgjithshëm i Italianëve Jashtë Vendit CGIE, Komuniteti i Radio-televizionit Italofon, Instituti i Enciklopedisë Italiane Treccani, RAI Italia dhe Shoqata Dante Alighieri).
Ndiqni në rrjete sociale ngjarjet e Javës së XXV të Gjuhës Italiane në Botë – #SLIM2025
Shihni të bashkëlidhur programin e nismave të organizuara në Kosovë.