Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Procesi i Ballkanit Perëndimor - Takim me Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Data:

07/03/2017


Procesi i Ballkanit Perëndimor - Takim me Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në pritje të Samitit të Procesit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste, më 12 korrik 2017 nën Presidencën italiane, Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka ftuar ambasadorët e katër vendeve që kanë kryesuar deri më tani, sipas rendit, nismën - Gjermannë, Austrinë, Francën dhe Italinë - për të biseduar në detaje rreth temës.

Takimi, i mbajtur sot, u ka mundësuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës të kenë një pasqyrë të gjerë për kontekstin dhe objektivat e procesit dhe rezultatet e arritura nga presidencat e mëparshme të procesit.

Për sa i përket Presidencës italiane, Ambasadori Sardi ka sqaruar prioritetet e veprimit italian, në kuadër të procesit, si dhe objektivat që Vendi ynë po ndjek në pritje të Samitit të ardhshëm në Trieste.


193