Në pritje të Samitit të Procesit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste, më 12 korrik 2017 nën Presidencën italiane, Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka ftuar ambasadorët e katër vendeve që kanë kryesuar deri më tani, sipas rendit, nismën – Gjermannë, Austrinë, Francën dhe Italinë – për të biseduar në detaje rreth temës.
Takimi, i mbajtur sot, u ka mundësuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës të kenë një pasqyrë të gjerë për kontekstin dhe objektivat e procesit dhe rezultatet e arritura nga presidencat e mëparshme të procesit.
Për sa i përket Presidencës italiane, Ambasadori Sardi ka sqaruar prioritetet e veprimit italian, në kuadër të procesit, si dhe objektivat që Vendi ynë po ndjek në pritje të Samitit të ardhshëm në Trieste.