Maurizio Antonini – Ambasador i Italisë në Republikën e Kosovës
Ka lindur në Fiuggi (Frosinone) më 14 qershor 1967. I diplomuar në Shkenca Politike, ai iu bashkua karrierës diplomatike më 30 dhjetor 1999.
Fillimisht ka shërbyer në Zyrën përgjegjëse për marrëdhëniet me vendet e Magrebit. Më pas, më 31 gusht 2002, ka marrë detyrën e Zëvendës Shefit të Misionit në Ambasadën e Italisë në Shkup, ku është marrë me çështje politike, tregtare dhe konsullore, me bashkëpunimin për zhvillim dhe me menaxhimin e personelit.
Më 28 gusht 2006, ka filluar shërbimin në Konsullatën e Përgjithshme të klasit të parë në Nju York si Konsull i Shtuar. I promovuar si Këshilltar, më 30 gusht 2010 ka marrë detyrën e përgjegjësit të Zyrës për zgjedhjet e italianëve jashtë vendit në Drejtorinë e Përgjithshme për Italianët Jashtë Vendit dhe Politikat Migruese, ku më pas është marrë me organizimin e kurseve të gjuhës italiane dhe promovimin e kulturës italiane për komunitetet italiane jashtë vendit.
Më 3 qershor 2014, ka marrë detyrën e zëvendës shefit të misionit në Teheran, duke mbuluar dosje politike dhe të drejtave të njeriut, si dhe menaxhimin e personelit dhe është promovuar si Këshilltar i Parë në vitin 2015.
Më 30 korrik 2018, ka filluar shërbimin në Përfaqësinë e Përhershme pranë OKB-së në Nju York, ku është marrë me çështje të të drejtave të njeriut, çarmatimit dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe më me koordinimin e dosjeve politike në Këshillin e Sigurimit (përfshirë edhe Kosovën).
Më 1 korrik 2022, është rikthyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Politike dhe të Sigurisë, ku fillimisht është marrë me çështje të çarmatimit dhe sigurisë ndërkombëtare dhe më pas me politikat sanksionuese.
I martuar me Liljanën, ka dy fëmijë (Martin dhe Sara).
______________
Ish Shefat e Misionit
Antonello De Riu
Data e fillimit të misionit: 27.09.2021
Data e përfundimit të misionit: 16.04.2025
Nicola Orlando
Data e fillimit të misionit: 07.01.2020
Data e përfundimit të misionit: 27.06.2021
Piero Cristoforo Sardi
Data e fillimit të misionit: 04.07.2016
Data e përfundimit të misionit: 23.12.2019
Andreas Ferrarese
Data e fillimit të misionit: 01.10.2013
Data e përfundimit të misionit: 03.07.2016
Michael Louis Giffoni
Data e fillimit të misionit: 03.09.2008
Data e përfundimit të misionit: 30.09.2013