Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Studimi në Itali

Secila nga 20 rajonet italiane ka të paktën një universitet, të cilat janë gjithsej 97, shumica e tyre publike. Atyre, u shtohen Institutet e Formimit të Lartë dhe Kërkimit, si dhe AFAM – Institutet e Formimit të Lartë artistik, muzikor dhe koreografik, që përfshijnë edhe Akademitë e Arteve të Bukura dhe Konservatorët muzikorë. Për më tepër, ekzistojnë më shumë se 200 Institute Teknologjike të Larta (ITS), që ofrojnë programe ekselente pas diplomimit trevjeçar, ku teorisë i shoqërohet praktika.

Studimet universiteteve për diplomën trevjeçare (BA) zakonisht ofrohen në italisht, ndërsa ato për diplomën specialistike (MA) shpesh përfshijnë edhe kurse në anglisht. Çdo universitet ka mënyrën e vet të pranimit dhe afatet kohore, prandaj është e nevojshme të shikohet me kujdes web faqja, dedikuar studentëve ndërkombëtarë për secilin universitet që ju intereson. Për disa fakultete, ekzistojnë gjithashtu rregulla dhe teste kombëtare, si në rastin e: Mjekësisë dhe Kirurgjisë, Profesioneve shëndetësore, Stomatologjisë dhe Protezës dentare, Veterinarisë, Arkitekturës dhe Shkencave të formimit primar.

Tarifat e frekuentimit ndryshojnë në bazë të të ardhurave të familjes, ekziston një sistem bursash studimi në bazë rajonale dhe/ose lidhur me programet e universiteteve të veçanta, që mund të parashikojnë një përjashtim të pjesshëm ose të plotë nga tarifat, duke ofruar gjithashtu ushqim dhe dhoma në konviktet universitare me çmime të ulëta. Zakonisht, Ambasada e Italisë në maj publikun shpalljen për bursat MAECI, dhe ata që përfitojnë bëhen pjesë e rrjetit alumni.

Ambasada e Italisë gjithashtu merr pjesë dy herë në vit, në mars dhe në nëntor, në Panairin e Orientimit Universitar në Prishtinë, ku është e mundur të merrni informacione të përgjithshme mbi studimin në Itali. Për të qenë gjithmonë të përditësuar, mund të regjistroheni në grupin online “Studimi në Itali – bursat studimi”. Konsultimet individuale dhe për grupe të vogla ofrohen nga lektorja e ministrisë (raffaella.ritucci@italia-pr.eu), me termkin paraprak. Shihni gjithashtu faqen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, përgjegjëse për Kosovën.