Ambasada e Italisë në Kosovë promovon e përhap gjuhën dhe kulturën italiane në tërë vendin përmes ofrimit të ngjarjeve kulturore, duke mbështetur shkëmbimin mes universiteteve, duke ofruar bursa studimi dhe duke mbështetur mësimin e gjuhës italiane. Kjo ndodh në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, i cili është kompetent edhe për Kosovën, së bashku me institucione, organizata dhe aktorë të tjerë italianë dhe kosovarë.
Aktivitete kulturore të shumta organizohen në të gjithë territorin e Kosovës, për shembull, gjatë Javës së Gjuhës Italiane në Botë dhe Javës së Kuzhinës Italiane, si dhe për Ditën e Dizajnit dhe Ditën e Shkencës. Këtyre u shtohen shfaqjet e filmave, ekspozitat, konferencat dhe kongreset, si dhe shfaqjet teatrale, muzikore, të baletit dhe operës. Për informacione të përditësuar, vizitoni në faqen zyrtare, si rrjetet sociale Facebook, X dhe Instagram.
“Biblioteka Italiane” e Universitetit “Hasan Prishtina” është e hapur për qytetarët e Prishtinës. Këtu gjeni katalogun e librave, këtu është ai i dvd-ve.