Duke filluar nga data 14 shkurt, caktimi i termineve për të gjitha Shërbimet Konsullore të ofruara nga Ambasada e Italisë në Prishtinë duhet të bëhet vetëm përmes portalit Prenot@mi, i disponueshëm 24/7 dhe plotësisht falas.
Regjistrimi dhe rezervimi i kryer nga telefoni celulari mund të mos funksionojë siç duhet për shkak të mospërputhshmërisë së softwerit. Prandaj, rekomandohet që regjistrimi dhe rezervimi të bëhen nga një kompjuteri.
Për të kryer një rezervim, ndiqni hapat e mëposhtëm:
REGJISTRIMI
Regjistrohuni në portalin PRENOT@MI, duke plotësuar:
- TË DHËNAT PERSONALE: emrin, mbiemrin, vendin dhe datën e lindjes;
- LLOGARIA: adresën e emailit dhe fjalëkalimin (sigurohuni që emaili të jetë shkruar saktë);
- KONTAKTET: adresën e banimit, shtetin dhe numrin e telefonit.
AKTIVIZIMI
Pasi të regjistroheni, do të merrni një email me një link në email-in e regjistruar.
Duhet të klikoni mbi link-un për të aktivizuar llogarinë tuaj në PRENOT@MI.
Nëse email-i nuk shfaqet në INBOX, kontrolloni edhe SPAM ose JUNK MAIL.
TERMINI
Për të caktuar një termin:
- Hyni në portal me kredencialet tuaja (email dhe fjalëkalim);
- Zgjidhni “Prenota” dhe shërbimin e dëshiruar nga lista:
- deklarata e vlefshmërisë
- shtetësia
- kodi fiskal
- legalizime
- shërbime noteriale (prokura të posaçme dhe të përgjithshme)
- leje martese – nulla osta
- gjendja martesore (regjistrimet)
- pasaporta dhe letërnjoftime
Në kalendar, kërkoni në muajt në vijim derisa të gjeni ditën e parë të lirë (shënuar me ngjyrë të GJELBËR);
- Zgjidhni orarin e dëshiruar duke klikuar mbi të (p.sh.: 9:00-11:00 ose 11:30-12:00).
E RËNDËSISHME
Nëse në momentin e caktimit të terminit shfaqet mesazhi “Aktualisht nuk ka data të lira për shërbimin e kërkuar”, do të thotë që të gjitha terminet janë të zëna.
Mund të provoni përsëri të nesërmen.
Për të gjithë shërbimet e tjera që NUK mund të caktohen përmes këtij portali, ju lutemi të konsultoni seksionin përkatës: Shërbimet Konsullore dhe Vizat – Ambasada e Italisë në Prishtinë.
Për më shumë detaje, mund të konsultoni manualin e PRENOT@MI.
Ju kujtojmë se, shërbimi i caktimi të terminit është plotësisht falas.