Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përkthimi dhe legalizimi i dokumenteve

Ju njoftojmë se Zyra Konsullore e kësaj Ambasade nuk kryen përkthime dhe as nuk legalizon përputhshmërinë e përkthimeve.

Për njohjen në Itali të dokumenteve të lëshuara nga Autoritetet e Kosovës, duhet ndjekur kjo procedurë:

  • Dokumentet e Gjendjes Civile duhet ta kenë vulën ApostilleAgjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve te Brendshme të Republikës së Kosovës.
  • Të gjitha dokumentet tjera publike (shkollore, gjyqësore, akte noteriale etj.), duhet ta kenë vulën ApostilleMinistrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
  • Përkthimi në italisht:
  1. Të gjitha dokumentet duhet të përkthehen nga një përkthyes zyrtar i certifikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës;
  2. Përkthimi duhet ta ketë vulën ApostilleMinistrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Listat zyrtare të përkthyesve/interpetëve të certifikuar:

Pasi të jenë përgatitur në këtë mënyrë, dokumenti dhe përkthimi i tij, të dy të pajisur me Apostille, mund të paraqiten drejtpërdrejt në Itali pa pasur nevojë për procedura të tjera konsullore.

Si alternativë, përkthimi mund të bëhet dhe të vërtetohet direkt në Itali pranë një Gjykate ose Noteri.