PROCEDURA PËR LEGALIZIMIN E PËRKTHIMIT TË DOKUMENTEVE, TË LËSHUARA NGA AUTORITETET KOSOVARE
Dokumentet e lëshuara nga Autoritetet kosovare, në mënyrë që të njihen si të vlefshme në Itali, duhet të kenë vulen “Apostille” dhe të jenë të përkthyera në gjuhën italiane nga përkthyes që i njeh kjo Ambasadë. Ambasada nuk merr përsipër cilësinë e përkthimeve të bëra nga përkthyesit që i njeh.
Dokumentet e Gjendjes Civile duhet ta kenë vulën “Apostille” të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve te Brendshme të Republikës së Kosovës. Të gjitha dokumentet tjera publike (shkollore, gjyqësore, akte noteriale etj.), të lëshuara nga autoritetet kosovare duhet ta kenë vulën “Apostille” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Dorëzimi i dokumenteve për legalizimin e përkthimeve pranë kësaj Ambasade mund të bëhet vetë përmes caktimit të terminit në portalin Prenot@mi i disponueshëm 24/7 dhe falas.
Ne rastet kur, mbajtësi i dokumenteve (në emër te të cilit janë dokumentet) nuk mund të paraqitet personalisht, mund të autorizojë një person tjetër për dorëzimin e dokumenteve. I autorizuari duhet të jetë i pajisur me një autorizim të nënshkruar në origjinal nga autorizuesi, të shoqëruar me një fotokopje të një dokumenti identifikimi të vlefshëm të autorizuesit. (KUJDES: nënshkrimi tek autorizimi dhe ai te dokumenti i identifikimit duhet të jetë i njëjtë përndryshe, autorizimi nuk do të pranohet). Për të shkarkuar modelin e autorizimit, kliko këtu autorizimi. I njëjti model mund të merret falas te hyrja e Ambasadës.
Çmimi i shërbimit të ofruar për legalizimin e çdo dokumenti është 24 Euro (njëzetekatër). Në rast urgjence, për tërheqjen e dokumentit brenda 24 orësh, tarifa konsullore rritet në 50 Euro (pesëdhjetë), për legalizimin e secilit dokument.
VËMENDJE: Duke pasur parasysh faktin se çdo vit, gjatë verës dhe në perudhat e festave rritet numri i kërkesave për legalizimin e përkthimeve në gjuhën italiane të dokumenteve me vulë apostile, të lëshuara nga Autoritetet kosovare, ju njoftojmë se kjo Ambasadë nuk mund të garantojë dorëzimin e dokumenteve në kohën e dëshiruar nga pala e interesuar.
Lista e përkthyesve të njohur nga Ambasada (të renditur sipas alfabetit)
Përkthyesi | Nr. i telefonit |
DENIDA BERISHA | +383 44 971 325 |
FATOS SHALA | +383 44 253 675 |
ISAK HOXHA | +383 44 117 725 |
OLIVER SEDAJ | +383 44 159 564 |
SHABAN HOXHA | +383 44 364 743 |
TEUTA KURSHUMLIJA | +383 44 309 338 |
VALENTIN GECAJ | +383 49 189 678 |
Lidhur me legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Kosovës, të paraqitura nga bashkatdhetarët, me qëllim të ndryshimit të statusit të gjendjes martesore, ju lutemi referojuni Seksionit të Gjendjes Martesore.