Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Gjuha dhe kultura italiane

Në nivel universitar, gjuha italiane ofrohet si gjuhë e huaj kurrikulare si në Universitetin e Prishtinës (UP), përmes Institutit të Gjuhës dhe Kulturës Italiane, ashtu edhe në Kolegjin UBT. Përveç kësaj, falë bashkëpunimit me Ambasadën e Italisë, ofrohen falas kurse të hapura për të gjithë qytetarët, si në Qendrën e Gjuhëve të UP-së (qendraegjuheve@uni-pr.edu) ashtu edhe në Institutin e Gjuhëve të Huaja të UBT-së (ifl@ubt-uni.net).

Në Institutin e Gjuhëve të Huaja të UBT-së është gjithashtu e mundur të jepen provimet e certifikimit gjuhësor CELIUniversitetit për të Huaj të Peruxhas.

Nxënësit e arsimit të detyrueshëm mund ta mësojnë italishten si lëndë kurrikulare në disa shkolla, si American School of Kosova, Mileniumi i Tretë dhe Princeton School of Prishtina (lista nuk është e plotë).

Po ashtu, ekzistojnë edhe shkolla private të specializuara në mësimin e gjuhës italiane, si  Qendra Dante dhe Britannica-ELT (lista nuk është e plotë).