Letërnjoftimi në format letre skadon më 3 gusht 2026
Sipas rregullores së BE-së nr. 1157/2019, letërnjoftimi italian në format letre nuk do të jetë më i vlefshëm pas datës 3 gusht 2026, pavarësisht nga data e skadimit, pasi nuk përmbush më standardet e sigurisë të kërkuara nga BE-ja për dokumentet e udhëtimit.
Prandaj, ftohen shtetasit italianë që janë të regjistruar në këtë qark konsullor dhe që ende kanë një letërnjoftim në format letre, të aplikojnë për Letërnjoftimin Elektronik (Carta d’Identità Elettronica – CIE).
Ky dokument lëshohet nga kjo Ambasadë edhe përpara datës së skadimit të letërnjoftimit të vjetër, vetëm përmes terminit të caktuar paraprakisht më Prenot@mi në seksioni “dokumente udhëtimi – CIE”.
Letërnjoftimi Elektronik (CIE)
Për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik (CIE) është e duhet të caktohet termini përmes platformës Prenot@mi, duke plotësuar me kujdes të gjitha fushat e kërkuara për secilin aplikues (përfshirë bashkëshortin/en dhe fëmijët).
Duhet të të shënohen emri, mbiemri, data dhe vendi i lindjes; gjendja civile (beqar, i martuar, i divorcuar, etj.); adresa e banimit dhe përbërja e familjes, sidomos në rast se ka fëmijë të mitur.
Duhet pasur parasysh se shqyrtimi i aplikimit për letërnjoftimin elektronik (CIE) kërkon një kohë të caktuar procedurale. Prandaj, këshillohet që termini në Ambasadë të caktohet përmes portalit Prenot@mi, duke zgjedhur një datë që bie të paktën 15 ditë pas ditës së rezervimit.
Të gjithë aplikuesit (përfshirë edhe të miturit) duhet të jenë të pajisur me kod fiskal. Ata që nuk e kanë, duhet të dërgojnë një email në: consolare.pristina@esteri.it.
Për të shmangur nevojën për t’u paraqitur disa herë në Ambasadë, të dhënat e mësipërme (emri, mbiemri, data dhe vendi i lindjes, etj.) duhet të përputhen plotësisht me të dhënat që figurojnë në komunën ku jeni të regjistruar në AIRE.
Për çdo përditësim të të dhënave personale (si p.sh. martesë, lindje fëmijësh, ndryshim adrese), që nuk është komunikuar më parë në zyrën konsullore, duhet të përdoret portali FAST-IT dhe të dërgohet një email në consolare.pristina@esteri.it.
Në ditën e terminit, duhet të paraqiteni personalisht në Ambasadë për dhënien e shenjave të gishtave (shenjat nuk kërkohen për të miturit nën 12 vjeç, por prania e tyre është gjithsesi e nevojshme për t’u identifikuar).
Dokumentet që duhet të paraqiten ditën e terminit:
- formulari i aplikimit i plotësuar dhe i nënshkruar;
- Letërnjoftimi i vjetër; në mungesë të një dokumenti tjetër identifikimi, kërkohen dy dëshmitarë që nuk janë të afërm;
- nëse CIE kërkohet për një të mitur, edhe prindi shoqërues duhet të paraqesë dokument identifikimi;
- një fotografi biometrike (e re, ballore, me ngjyra, format 35×45 mm).
Nëse kërkesa për letërnjoftim biometrik bëhet për fëmijë të mitur, duhet të plotësohet formulari përkatës dhe formulari i pëlqimit për lëshimin e letërnjoftimit, nëse njëri nga prindërit nuk është i pranishëm.
Letërnjoftimi elektronik (CIE) do të dërgohet nga Italia drejtpërdrejt në adresën e banimit të shtetasit italian jashtë vendit. Prandaj theksohet rëndësia që adresa e dhënë nga aplikuesi të jetë e saktë dhe e përditësuar.
Kostoja e letërnjoftimit është 21,95 euro, nga të cilat 16,79 euro për le tërnjoftim (13,76 euro + TVSH 22% = 3,03 euro) dhe 5,16 euro tarifa fikse.
Në rast të duplikatit të letërnjoftimit elektronik (CIE) – për shkak të vjedhjes, humbjes apo dëmtimit të dokumentit të mëparshëm ende të vlefshëm – kostoja është 27,11 euro, nga të cilat 16,79 euro për kartën (13,76 euro + TVSH 22% = 3,03 euro) dhe 10,32 euro tarifa fikse.
Kërkesa për DUPLIKAT të CIE-së për MOSDORËZIM (jo për faj të shtetasit italian) është falas.
Theksohet se pajisja me letërnjoftim elektronik mund të kërkohet në momentin e skadimit të letërnjoftimit aktual (duke filluar nga dita e 180-të përpara datës së skadimit) ose në rast humbjeje, vjedhjeje apo dëmtimi të dokumentit.
Letërnjoftimi elektronik mund të vazhdohet që nga dita e 180-të përpara datës së skadimit. Megjithatë, në bazë të nenit 24, paragrafi 3 të DL nr. 76/2020, mund të pranohen edhe kërkesa për pajisje me letërnjoftim elektronik para këtij afati, nëse shtetasi është ende në posedim të një letërnjoftimi në format letre (CIC) ose të një letërnjoftimi elektronik të gjeneratës së mëparshme, që është ende i vlefshëm. Në këto raste, zbatohet tarifa për “lëshim” dhe jo ajo për “dublikim”.