Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

EMERGJENCA KORONAVIRUS – VAZHDIMI I VLEFSHMËRISË SË LEJEVE TË QËNDRIMIT

Me shndërrimin në ligj të Dekretit Ligjor n.18, të datës 17 mars 2020, “Dekreti Curaitalia”, lejet e qëndrimit të shtetasve të Vendeve të treta që kanë skaduar ose janë duke skaduar mbeten të vlefshme deri më 31 gusht 2020. Vazhdohen deri në të njëjtën datë edhe afatet për konvertimin e lejeve të qëndrimit nga ato studimi në punë me kontratë dhe nga puna sezonale në ato me punë me kontratë jo-sezonale, si dhe vlefshmëria e “nulla osta”- ve të lëshuara për punë sezonale, për bashkimin familjar dhe për raste të tjera të veçanta (për shembull, hulumtim, karta blu, transferime brenda korporatave).

Të huajt me leje qëndrimi të skaduara që vazhdohen automatikisht, mund të kthehen në Itali, pa pasur nevojë të marrin vizë të rihyrëse, duke respektuar dispozitat e emergjencës për luftimin kundër Coronavirus.