Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI), përmes Drejtorisë së Përgjithshme për Rritjen dhe Promovimin e Eksporteve (DGCE), mbështet dhe nxit zhvillimin e misioneve jashtë vendit dhe në Itali nga studiues, profesorë, ekspertë, personalitete dhe veprimtarë të kulturës, si italianë ashtu edhe të huaj, përfshirë edhe nga Kosova.
- financimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit të studiuesve, pedagogëve, ekspertëve, personaliteteve të kulturës dhe operatorëve kulturorë italianëose të huaj rezidentë në Itali për të paktën dy vjet të ftuar jashtë vendit nga Institucione universitare ose kulturore të huaja;
- kontributet për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit të studiuesve, pedagogëve, ekspertëve, personaliteteve të kulturës dhe operatorëve kulturorë të huaj ose italianë rezidentë jashtë vendittë ftuar nga institucionet universitare dhe kulturore italiane me qëllim të promovimit të bashkëpunimeve dhe programeve të përbashkëta kërkimore.
PROCEDURAT PËR KËRKESËN DHE DHËNIEN
Të interesuarit, si italianë ashtu edhe kosovarë, mund t’i paraqesin kërkesat e tyre në Ambasadën italiane në Prishtinë (segreteria.pristina@esteri.it), me kopje në Njësinë për koordinimin e Instituteve italiane të kulturës (dgce06.missioni@esteri.it).
Theksohet se do të pranohen vetëm kërkesa për kontribut nga kërkuesit që janë mbajtës të një ftese zyrtare nga një institucion universitar ose kulturor, preferuar në kuadrin e Marrëveshjeve dhe Programeve Ekzekutive të Bashkëpunimit Kulturor dypalësh në fuqi. Në rastin e kërkuesve italianë ose të huaj rezidentë në Itali, ftesa duhet të vijë nga një institucion universitar ose kulturor i huaj; në rastin e kërkuesve të huaj ose italianë rezidentë jashtë vendit, ftesa duhet të vijë nga një institucion universitar ose kulturor italian.
Mbështetja financiare për përfituesit e huaj do të jepet nga Njësia për koordinimin e Instituteve Italiane të Kulturës, përmes Ambasadës. Përfituesit italianë, përkundrazi, do ta marrin mbështetjen financiare drejtpërdrejt nga kjo Njësi.Përfituesit duhet t’i dërgojnë Njësisë dhe Ambasadës një raport mbi aktivitetin e zhvilluar, si dhe të gjithë dokumentacionin shoqërues të kërkuar. Kërkesat shqyrtohen sipas radhës së pranimit, në përputhje me fondet në dispozicion në kapitullin 2619/7.
KRITERET PËR VLERËSIMIN E KËRKESAVE
Kërkesat do të vlerësohen në bazë të këtyre kritereve:
- përvoja dhe profili profesional i aplikuesit;
- ndikimi i mundshëm në afat të mesëm dhe të gjatë i misionit, në drejtim të zhvillimit të projekteve kulturore ose shkencore dhe bashkëpunimeve mes institucioneve italiane dhe të huaja;
- prestigji i institucioneve kulturore të përfshira;
- parimi i rotacionit ndërmjet përfituesve të mbështetjes financiare.
AFATET
Kërkesat duhet të dërgohen përmes mesazhit në këtë Njësi, jo më vonë se data 31 korrik 2026. Mbështetja financiare është e vlefshme për të gjitha aktivitetet që zhvillohen nga 1 janari deri më 15 nëntor 2026. Bëhet e ditur se nuk do të jetë e mundur të parashikohet dhënia e mbështetjes financiare për misione që do të zhvillohen pas kësaj date.