Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

RIHYRJA NË ITALI ME LEJE QËNDRIMI TË SKADUARA MES 31 JANARIT DHE 31 KORRIKUT 2020

RIHYRJA NË ITALI ME LEJE QËNDRIMI TË SKADUARA MES 31 JANARIT DHE 31 KORRIKUT 2020

Nga 1 korriku 2020, shtetasit jo komunitarë të cilët kanë leje qëndrimi italiane që iu ka skaduar mes 31 janarit dhe 31 korrikut 2020 mund të kthehen në Itali në mënyrat e mëposhtme:

– LIDHJE DIREKTE. Në rastin e lidhjeve direkte (ajrore, anije, etj.) me Italinë, kthimi në territorin kombëtar lejohet pa pasur nevojë që personi të kërkojë vizë rihyrëse dhe/ose deklarata përcjellëse konsullore me informacione.

– LIDHJE INDIREKTE ME HYRJE NË NJË SHTET TJETËR SHENGEN. Në këtë rast, personi in interesuar duhet të dërgojë email në visti.pristina@esteri.it, për të kërkuar vizë për rihyrje, sipas rregulloreve në fuqi, ku do të ketë nevojë për nulla osta të lëshuar nga Kuestura kompetente. Kjo procedurë mund të marrë më shumë kohë, dukë pasur parasysh edhe masat për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Qytetarët jo komunitarë me leje qëndrimi të skaduar para 31 janarit 2020 mund të kthehen në Itali sipas ligjit në fuqi.

Ju kujtojmë se, në çdo rast, të huajt që hyjnë në Itali i nënshtrohen masave që jtanë aktualisht në fuqi në lidhje me kontrollimin e Koronavirusit.