Pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Dekretit të Ligjit nr. 2, të datës 14 janar 2021 është vendosur që, lejeve të qëndrimit që skadojnë/kane skaduar duke filluar nga 31 janari 2020, t’u zgjatet vlefshmëria deri më 30 prill 2021.
Për t’u rikthyer në Itali, sipas kufizimeve të vendosura lidhur me origjinën nga shtetet dhe territoret specifike, mbajtësit e këtyre lejeve të qëndrimit duhet t’u përmbahen udhëzimeve të mëposhtme.
LIDHJET DIREKTE
Rikthimi në Itali me lidhje direkte (për shembull nga aeroporti i Prishtinës, Tiranës ose Shkupit, ose me traget nga Shqipëria) lejohet në përgjithësi, pa pasur nevojë që aplikuesi të marrë vizë rihyrëse dhe/ose deklaratë përcjellëse informative konsullore.
LIDHJET INDIREKTE ME ATERRIM NË NJË VEND TJETËR TË SHENGEN-it
Në rast të rikthimit në Itali me aterrim në një vend tjetër Shengen (për shembull përmes Vjenës, Munihut ose Cyrihut), pala e interesuar duhet të aplikojë në Ambasadë për vizë rihyrëse.
LIDHJET ME ATERRIM NË VENDET E JASHTË SHENGEN-it ME QËLLIM TË RIHYRJES NË KUFIRIN E JASHTËM KOMBËTAR
Në rast të rikthimit në Itali me aterrim në një vend tjetër Shengen (për shembull përmes Stambollit), pala e interesuar duhet t’i kërkojë kësaj Ambasade një deklaratë konsullore informuese, duke shkruar në adresën: visti.pristina@esteri.it.