Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar ka publikuar një njoftim (Bando Balcani) për realizimin e projekteve që synojnë lejimin e pjesëmarrjes italiane në nismat ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë dhe për zbatimin e nismave humanitare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Grantet u jepen propozimeve për nismat që lidhen me fushat tematike të mëposhtme, në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi):
a) parandalimi i terrorizmit dhe ekstremizmit, reforma në sektorin e drejtësisë dhe sistemet zgjedhore, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimi i institucioneve demokratike dhe mbështetja për proceset e pajtimit kombëtar dhe rajonal;
b) forcimi i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;
c) promovimin e përhapjes dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.
Nismat e propozuara mund të jenë bilaterale ose rajonale.
Shuma financiare në dispozicion është prej € 250,000. Çdo propozim i përzgjedhur mund të përfitojë një kontribut që nuk tejkalon përqindjen prej 90% të shumës totale të kostove të nevojshme për realizimin e aktiviteteve të propozuara dhe në çdo rast për një shumë maksimale prej 30,000 €uro.
Afati përfundimtar për paraqitjen e aplikacionit është caktuar në orën 12.00 më 30 shtator 2021.
Të gjitha hollësitë e disponueshme në njoftim dhe anekset përkatëse
- Njoftimi për subjektet private privati 2021: Bando Balcani
- Njoftimi për subjektet private privati 2021: Bando Balcani (Përkthim kortezie ne gjuhën angleze)
- Aneks A1: Application Form
- Aneks A2: Budget
- Aneks A: Kërkesa për grant
- Aneks B: Autocertifikata – Kopja e vërtetuar e origjinalit
- Aneks C: Deklarata origjinale mbështetëse
- Aneks D: Deklarat e shpenzimeve të projektit
———————–
(Përditësim, 10.09.2021)
Njoftim! Webinar informues për “Bando Balcani”: e premte 17 shtator 2021, ora 10.00 – 12.00. Ja si mund të regjistroheni:
Dërgoni e-mail deri më 16 shtator në unitabalcani@esteri.it, duke shkruar në subjekt “Webinar Bando Balcani” dhe në email emrin i institucionit, emrin dhe mbiemrin e pjesmarrësit, e-mail adresën dhe numin e telefonit. Të dhënat personale do të trajtohen në përputhje me Rregulloren të BE-së 2016/679. Për detaje kliko informacionin bashkëngjitur.