Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Bashkëpunim kulturor e akademik: kontribute për vizita në Itali e Kosovë nga hulumtues, profesorë, ekspertë dhe personalitete

Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (Drejtoria e Përgjithshme për diplomacinë publike dhe kulturore – Zyra III) jep kontribute sipas kapitullit 2619/7 me qëllim nxitjen e kryerjes së misioneve në Itali dhe jashtë vendit nga hulumtues, profesorë, ekspertë, personalitete kulturore dhe operatorë kulturorë të huaj dhe italianë. Bëhet fjalë për një mjet të rëndësishëm në mbështetje të ndërkombëtarizimit të sistemit universitar, kulturor dhe krijues të Italisë. Qëllimi kryesor i financimit është të mbështesë zhvillimin e partneriteteve strategjike, projekteve kulturore dhe shkencore mes institucioneve të huaja dhe italiane, të cilat mund të shpalosin efektet e tyre në afat të mesëm dhe të gjatë.

OBJEKTI I KONTRIBUTIT
1) Hulumtuesit, profesorët, ekspertët, personalitetet dhe operatorët kulturorë kosovarë të ftuar për të kaluar një periudhë qëndrimi në universitete ose institucione kulturore italiane për arsye studimi ose hulumtimi mund të kërkojnë nga Ministria, përmes Ambasadës së Italisë në Kosovë, një kontribut ekonomik që ka të bëjë me mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të qëndrimit, të paguara në një përqindje fikse. Në bazë të disponueshmërisë së fondeve sipas kapitullit 2619/7, Zyra III e DGDP-së mund të vendosë të paguajë kontribute për më pak ditë sesa ato të kërkuara në aplikim.

2) Hulumtuesit, profesorët, ekspertët, personalitetet dhe operatorët kulturorë italianë me qëndrim në Itali, të ftuar për të kaluar një periudhë qëndrimi në universitet apo institucione kulturore në Kosovë për arsye studimi ose hulumtimi mund të kërkojnë nga Ministria, përmes Ambasadës së Italisë në Kosovë, një kontribut ekonomik për mbulimin e pjesshëm (në masën 80%) të shpenzimeve të udhëtimit, që paguhen në fund të misionit. Duhet theksuar se udhëtimi, për të cilin kërkohet rimbursim, NUK mund të kërkohet për disa shtete njëherësh dhe se ftesa jashtë vendit nuk mund të lidhet me rimbursimin e kontributit nga Ministria.

PROCEDURAT PËR KËRKESË DHE RIMBURSIM
Kërkesat duhet të paraqiten nga palët e interesuara, si italiane, ashtu edhe kosovare, në Ambasadën e Italisë në Kosovë, vetëm me e-mail (segreteria.pristina@esteri.it) dhe duke përdorur vetëm formularët e bashkëngjitur këtu (formulari për kosovarë; formulari për italianë). Ju bëjmë me dije se do të pranohen vetëm kërkesat për kontribut nga hulumtues, profesorë, ekspertë, personalitete dhe operatorë kulturorë, italianë dhe të huaj, të cilët kanë një ftesë zyrtare nga një institucion universitar ose kulturor. Në rastin e aplikantëve italianë, ftesa duhet të vijë nga një universitet ose institucion kulturor i huaj; në rastin e aplikantëve kosovarë, ftesa duhet të vijë nga një universitet apo institucion kulturor italian.

Duhet të theksohet se çdo kontribut për përfituesit e huaj do të rimbursohet nga Ministria përmes Ambasadës: do të jetë pra Ambasada në Prishtinë që ka marrë kërkesën ajo që do të bëjë transferin bankar në favor të përfituesit për rimbursimin e kontributit. Ndërsa, përfituesit italianë do të marrin kontributin drejtpërsëdrejti nga Ministria (Zyra III DGDP).

Përfituesit e kontributit, si italianë, ashtu edhe të huaj, do të duhet të dërgojnë një raport mbi veprimtarinë e kryer në Ambasadën tek e cila kanë paraqitur kërkesën. Raporti duhet të dërgohet brenda tridhjetë ditëve nga përfundimi i misionit.

Kërkesat shqyrtohen sipas radhës së marrjes, në përputhje me burimet në dispozicion.

KRITERET PËR VLERËSIMIN E APLIKIMEVE
Aplikimet do të vlerësohen nga Ambasada sipas kritereve të mëposhtme:
– karakteristikat e aplikuesit, duke përfshirë CV-në dhe moshën;
– efektet e mundshme afatmesme dhe afatgjata të misionit në drejtim të zhvillimit të projekteve kulturore apo shkencore dhe partneriteteve mes institucioneve italiane dhe atyre të huaja;.AFATET

Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për kryerjen e pagesës, aplikimet duhet të mbërrijnë në Ambasadë në adresën segreteria.pristina@esteri.it deri më 4 nëntor 2022. Kartat e mundshme të imbarkimit (boarding pass) për t’u dërguar, pas përfundimit të misionit, me qëllim të plotësimit të kërkesës së aplikantëve italianë duhet të mbërrijnë po ashtu brenda datës 4 nëntor 2022. Gjithashtu, duhet theksuar se nuk do të jetë e mundur të parashikohet rimbursimi i kontributeve për misionet që do të zhvillohen pas kësaj date.