Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Paqe, siguri dhe mbrojtje e të drejtave të njeriut: online “Bando Balcani” 2022, aplikimet deri më 30 shtator

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë ka publikuar shpalljen (Shpallje për Ballkanin) për realizimin e projekteve që kanë për qëllim të mundësojnë pjesëmarrjen italiane në nismat ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë dhe zbatimin e masave humanitare dhe të mbrojtjes të së drejtave të njeriut.
Grantet u jepen propozimeve për nisma që kanë të bëjnë me fushat tematike vijuese, në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi):

a) përforcimin e institucioneve demokratike dhe mbështetjen për proceset e pajtimit kombëtar dhe brenda rajonit, fuqizimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe promovimin e integrimit evropian, parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit, reformën në sektorin e drejtësisë dhe sistemeve zgjedhore, transparencen dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
b) përfshirjen dhe zhvillimin e brezave të rinj, grave, komuniteteve LGBTIQ + dhe pakicave kombëtare në proceset e pajtimit rajonal;
c) fuqizimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;
d) promovimin e përhapjes dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.

Nismat e propozuara mund të kenë karakter dypalësh apo rajonal.

Shuma financiare në dispozicion është në vlerë prej 250,000 Euro. Çdo propozim i përzgjedhur mund të përfitojë një grant jo më i lartë se 90% e shumës ë përgjithshme të kostove të nevojshme për realizmin e aktiviteteve të propozuara dhe për një shumë maksimale prej 30,000 Euro.

Afati i fundit për aplikim është ora 12.00 e datës 30 shtator 2022.

Më poshtë gjeni detajet e shpalljes shpalljes dhe anekset përkatëse:

Shpallje
Shpallje (përkthim kortezie në gjuhën angleze)
Aneksi A – Kërkesa për grant
Aneksi A1 – Formulari për aplikim
Aneksi A2 – Buxheti
Aneksi B – Vetë-certifikimi kopje e vërtetuar e origjinalit
Aneksi C – Deklarata mbështetëse origjinale
Aneksi D – Deklarata e shpenzimeve të projektit