Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (Drejtoria e Përgjithshme për Evropën dhe Politikat e Tregtisë Ndërkombëtare – DGUE) cakton dhe jep grante për zbatimin e nismave sipas nenit 23 te të Dekretit Presidencial 18/67, për qëllime që lidhen me pjesëmarrjen italiane në nismat ndërkombëtare të paqes dhe atyre humanitare.
Kanë të drejtë të aplikojnë për grant:
- subjektet publike italiane (ato të përfshira në listën ISTAT të administratave publike të përfshira në pasqyrën e konsoliduar ekonomike, të identifikuara sipas të nenit 1, paragrafi 3 i ligjit 196/2009 dhe ndryshimet dhe shtesat e mëvonshme dhe në listën e subjekteve publike joekonomike siç është identifikuar për qëllimet e negocimit të CCNL);
- shtetet e huaja;
- organizatat ndërkombëtare qëllimi i të cilave është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe zbatimi i nismvae humanitare dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
DGUE cakton grantet sipas synimeve të saj strategjikë dhe strukturore të miratuaar në Planin e performancës, duke marrë parasysh kriteret e mëposhtme për të zgjedhur nismat që do të financohen:
1) qëllimet e ndjekura në dhënien e grantit:
- të kontribuojë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe nismat humanitare;
- të mbështesë organizmat ndërkombëtare, administratat publike italiane dhe të huaja dhe subjektet private italiane dhe të huaja aktive në tema prioritare me interes të DGUE në zonën e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë, mbi të gjitha, stabilizimin e rajonit, forcimin e dialogut dypalësh dhe shumëpalësh, konsolidimin të institucioneve demokratike dhe të sundimit të ligjit, mbështetje për proceset e pajtimit kombëtar dhe rajonal, promovimin e mundësive për brezat e rinj. Fushat e tjera të ndërhyrjes do të jenë: parandalimi i terrorizmit dhe ekstremizmit, reforma e sektorit të drejtësisë dhe sistemeve zgjedhore, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
- të mbështesë autoritetet vendore aktive në promovimin e paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar, duke iu referuar veçanërisht nismave të binjakëzimit ndërmjet komunave që synojnë promovimin social, luftën kundër margjinalizimit dhe radikalizimit;
- të forcojë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut;
- të promovojë përhapjen dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare.
2) cilësia e subjekteve përfituesve dhe e nismave:
- aftësia për të vepruar, besueshmëria strukturore, tekniko-organizative dhe ekonomiko-financiare;
- përvoja në këtë sektor dhe rezultatet e arritura në nismat e mëparshme, ndoshta tashmë përfitues të kontributeve nga MPJBN;
- përfshirja e drejtpërdrejtë e subjekteve nga vendi përfitues i nismës së paraqitur;
- përdorimi i partneriteteve dhe konsorciumeve me organe të tjera.
Burimet e disponueshme për pjesëmarrjen italiane në nismat publike që synojnë stabilizimin e Ballkanit, në formën e bashkëfinancimit të 90% të buxhetit të propozuar, arrijnë në rreth 1.300.000 euro. Kërkesat për bashkëfinancim mund t’i dërgohen drejtpërdrejt Drejtorisë së Përgjithshme për Evropën dhe Politikat e Tregtisë Ndërkombëtare ose nëpërmjet Ambasadës, në përputhje me formalitetet e përmendura në nenin 4 të “Dekretit të Kritereve 2023”, deri më 31 tetor 2023.