Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Pajtimi, gjithëpërfshirja dhe të drejtat e njeriut: “Bando Balcani” 2023 online, aplikimet deri më 30 shtator

Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (Drejtoria e Përgjithshme për Evropë dhe Politika të Tregtisë Ndërkombëtare-DGUE) ka publikuar një thirrje (Bando Balcani) për realizimin e projekteve që synojnë lejimin e pjesëmarrjes italiane në nismat ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë dhe për zbatimin e nismave humanitare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Grantet u jepen propozimeve për nismat që lidhen me fushat tematike të më poshtme, në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi):

a) konsolidimi i institucioneve demokratike dhe mbështetja për proceset e pajtimit kombëtar dhe rajonal, fuqizimi i procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe promovimi i integrimit evropian, parandalimi i terrorizmit dhe ekstremizmit, reforma në sektorin e drejtësisë dhe sistemet zgjedhore, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

b) përfshirja dhe vlerësimi e brezave të rinj, grave dhe pakicave kombëtare në proceset e pajtimit rajonal dhe integrimit në BE;

c) forcimi i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;

d) promovimi i përhapjes dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.

Nismat e propozuara mund të jenë bilaterale ose rajonale.

Shuma financiare në dispozicion është 300,000 euro. Çdo propozim i përzgjedhur mund të përfitojë një kontribut që nuk tejkalon përqindjen prej 90% të shumës së përgjithshme të kostove të nevojshme për realizimin e aktiviteteve të propozuara dhe në çdo rast për një shumë maksimale prej 30,000 eurosh.

Paraqitja e propozimeve nga subjektet private që kanë selinë e tyre në Itali ose në një vend tjetër të Bashkimit Evropian bëhet vetëm me e-mail të certifikuar në adresën dgue.adriatico-balcani@cert.esteri.it dhe njëkohësisht në bandobalcani@esteri.it. Në tuttillin (subject) e email-it që dërgohet, duhet të shkruhet: “REF. Bando Balcani 2023” dhe emri i institucionit propozues.

Për subjektet që kanë selinë e tyre në një vend jashtë BE-së, aplikimi paraqitet vetëm përmes Përfaqësisë diplomatike italiane kompetente për territorin. Konkretisht, subjektet që kanë selinë e tyre të regjistruar në Kosovë , aplikimet (me të gjitha dokumentet dhe deklaratat) duhet të dërgohen vetë në mnërë digjital në email-in segreteria.pristina@esteri.it, me titullin “Balkans Call për Propozimet 2023 – Emri i subjektit”.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 30 shtator 2023, ora 12.00, koha e Romës. me orën e Romës. Data dhe ora e dorëzimit vërtetohet me e-mailin e dërguar.

Çdo pyetje në lidhje me këtë procedurë mund të drejtohet vetëm me shkrim, në adresën dgue.adriatico-balcani@cert.esteri.it dhe njëkohësisht në bandobalcani@esteri.it duke shkruar në tutillin (subject) e email-it që dërgohet “REF. Balkan Call 2023 – PYETJE”, deri më 23 shtator 2023, ora 12.00.

Të gjitha detajet gjenden si me poshtë:

 

(Publikuar, më 10.08.2023. Përditësuar, më 26.09.2023)