Botimi në shqip “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” nga Primo Levi mbrrinë për herë të parë në librarit e Kosovës dhe Shqipërisë, falë përkthimit të Aida Baro, botuar nga Dukagjini, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.
Prezantimi i vëllimit, pak ditë pas Ditës së Përkujtimit, do të bëhet të mërkuren me 7 shkurt në Prishtinë (në Librarinë Dukagjini, në ora 18.00) dhe të ejtën me 8 shkurt në Tiranë (Qendra “Sotir Kolea” – Biblioteka Kombëtare, ora 18.00). Me këtë rast, nga Italia, është ftuar Fabio Levi, profesor nderi i historisë bashkëkohore në Universitetin e Torinos dhe President i “Centro Internazionale di Studi Primo Levi”, i cili do të mbajë një konferencë kushtuar tekstit të autorit dhe do të dialogojë me përkthyesën dhe me publikun.
“Kjo është një ese thelbësore për të kuptuar shekullin e njëzetë dhe për të rindërtuar një antropologji të njeriut bashkëkohor. Për këtë arsye jemi jashtëzakonisht krenarë që Farnesina edhe Ministria e Kulturës së Kosovës kanë vendosur ta përkrahin këtë botim të parë në gjuhën shqipe, duke mbështetur përpjekjet e botuesit kosovar Dukagjini”, tha Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu dhe Drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera.
Me “Të mbyturit dhe të shpëtuarit”, Primo Levi (1919-1987) përfundoi, dyzet vjet më pas, librin e tij të parë “Nëse ky është një njeri” dëshmi dhe reflektime që animuan këtë libër e që në qendër kishte kujtimet e Aushvicit dhe përpjekjet për të kuptuar mendjet e torturuesve të tyre. Vëllimi, të cilit iu deshën dhjetë vjet për t’u shkruar, u botua nga Einaudi në pranverën e vitit 1986: i përkthyer me shpejtësi në mbarë botën, njihet si një vepër shumë e arrirë mbi natyrën e së keqes dhe natyrën e njeriut.
Më shumë informacion:
https://fb.me/e/1tidJRGJO
https://fb.me/e/1NXWunn9L