Të rinjtë po njihen gjithnjë e më shumë si aktorë thelbësorë në ndërhyrjet për përmirësimin e klimës dhe, në fakt, e gjejnë veten në rolet e negociatorëve, novatorëve, shpikësve, sipërmarrësve dhe agjentëve të ndryshimit. Megjithatë, ata përballen me një mungesë të konsiderueshme të burimeve teknike, financiare dhe politike, si dhe mbështetje të nevojshme për të realizuar aspiratat e tyre.
Në përgjigje të kësaj, Qeveria Italiane dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me një sërë partnerësh të njohurive dhe organizata rinore, janë angazhuar të identifikojnë, mbështesin dhe promovojnë, nëpërmjet nismës globale Youth4Climate, inovacionet klimatike të udhëhequra nga të rinjtë.
I strukturuar si një sfidë inovacioni, ky edicion i dytë i ” Y4C Call for Solutions ” synon të mbështesë punën e të rinjve dhe organizatave të udhëhequra nga të rinjtë në pesë fusha tematike: Njohuritë për Klimën dhe Mjedisin, Energjia e Qëndrueshme, Ushqimi dhe Bujqësia, Trashëgimia Natyrore , Konsumi dhe prodhimi i qëndrueshëm.
Aplikantët e suksesshëm do të shpërblehen me:
- Deri në 30,000 dollarë për të zbatuar ose rritur inovacionet e propozuara;
- Mundësinë e mbështetjes teknike, në mënyrë që të jenë në gjendje të fuqizojnë aftësitë e veta në fusha të veçanta;
- Mbështetjën nga një mentor për të zhvilluar propozimin;
- Mundësinë për të prezantuar projektin gjatë ngjarjeve të radhës të nismës Youth4Climate dhe përmes Platformës Youth4Climate dhe faqes së internetit të UNDP-së dhe partnerëve të saj.
Propozimet e pranuara duhet të realizohen maksimumi brenda 24 muajsh. Ato mund të dorëzohen në: anglisht, frëngjisht ose spanjisht deri më 26 maj 2024.
Të gjitha detajet e i gjeni këtu: Call for Solutions 2024 Instructions | Youth4Climate