Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Deklaratë e Kuintit, BE-së dhe OSBE-së për vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës më 30 maj lidhur me shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, shprehin keqardhje për vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës më 30 maj që të finalizojë shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Disa nga misionet tona kishin ndarë më herët me Qeverinë vlerësimet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, që tregon se Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar.

Përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim. Është thelbësore që qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin, që të ndiqet procesi i duhur dhe që të drejtat pronësore të pronarëve dhe titullarëve të të drejtave të respektohen plotësisht.

Ndarazi, ne i kemi shprehur shqetësimet tona Qeverisë se projektligji i shpronësimit nuk është në përputhje me zotimet e Kosovës të marra sipas Planit të Ahtisaarit dhe kemi inkurajuar atë që ta modifikojë ligjin në përputhje me rrethanat përpara se ta miratojë atë.

Ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës që t’i përmbahet sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë themelet e shoqërive vitale dhe demokratike.  Për më tepër, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të riafirmojë përkushtimin e saj ndaj parimeve të Ahtisaarit, duke përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë.

_____________

Izjava Kvinte, EU i OEBS-a o odluci Vlade Kosova donetoj 30. maja u vezi sa eksproprijacijom preko 100 parcela zemlje u opštinama sa srpskom većinom

Ambasade Francuske, Nemačke, Italije, Ujedinjenog Kraljevstva i Sjedinjenih Američkih Država, zajedno sa Kancelarijom EU na Kosovu i Misijom Organizacije za evropsku bezbednost i saradnju na Kosovu, izražavaju žaljenje zbog odluke Vlade Kosova donete 30. maja da finalizuje eksproprijaciju preko 100 parcela zemlje u opštinama sa srpskom većinom na severu Kosova.

Nekoliko naših misija je prethodno podelilo sa Vladom procene međunarodnih pravnih stručnjaka, uključujući i misiju Evropske unije za vladavinu prava na Kosovu, koje ukazuju da je Vlada prekršila sopstvene zakone i propise zbog proceduralnih i tehničkih nedostataka tokom procesa eksproprijacije. Napominjemo da je kosovski pravosudni sistem identifikovao slične pravne zabrinutosti u vezi sa preliminarnom odlukom o eksproprijaciji, koje Vlada još uvek nije rešila.

Dok su neke od imovina podnosilaca tužbi uklonjene iz konačne odluke o eksproprijaciji, žao nam je što Vlada Kosova nije sačekala da svi otvoreni sudski postupci budu u potpunosti rešeni pre donošenja ove odluke. Neophodno je da Vlada uloži napore kako bi osigurala da aktivnosti eksproprijacije budu u skladu sa zakonom, da se poštuje zakonski postupak i da se u potpunosti poštuju prava vlasnika imovine i zainteresovanih strana.

Pored toga, izneli smo Vladi svoju zabrinutost da nacrt zakona o eksproprijaciji nije u skladu sa obavezama koje je Kosovo preuzelo prema Ahtisarijevom planu i ohrabrili smo Vladu da modifikuje zakon u skladu sa tim pre nego što ga usvoji.

Ohrabrujemo Vladu Kosova da se pridržava vladavine prava i dobrog upravljanja, kao osnov živih, demokratskih društava. Takođe, pozivamo Vladu da potvrdi svoju posvećenost principima Ahtisarija, uključujući zaštitu i promociju prava nevećinskih zajednica.