Prishtinë: kthehet Java e Gjuhës Italiane në Botë, një ngjarje e kushtuar promovimit të italishtes si gjuhë prestigji në kulturën klasike dhe atë bashkëkohore, organizuar çdo vit nga rrjeti diplomatik-kulturor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë nën Patronatin e Lartë të Presidencës së Republikës.
Në edicionin e saj të XXIV, organizimet do të mbahen nga data 14 – 20 tetor me temën “Italishtja dhe libri: bota mes rreshtash” me qëllim që të nxisë një reflektim mbi rolin e librit si komponent themelor i trashëgimisë sonë gjuhësore kulturore dhe vlerave. Gjithashtu, do të një mundësi për të theksuar rëndësinë e sektorit të botimeve, një nga industritë kryesore krijuese të vendit, që luan rol thelbësor në kulturën dhe ekonominë kombëtare.
Me këtë rast, Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, kompetent edhe për Kosovën, prezantojnë një program të pasur aktivitetesh me debate dhe shfaqje filmash të menduara si për të rriturit ashtu edhe për të rinjtë, që do të shfaqin letërsinë italiane në dimensionet e saj të shumta.
“Po përgatitemi të festojmë një ngjarje që, për 24 vjet me përfshirjen e rrjetit diplomatik-konsullor, ndihmon në nxitjen e debatit mbi gjuhën italiane si një mjet të shprehjes kulturor e identitar në botë. Tema e zgjedhur për këtë vit na ofron një mundësi të çmuar për të reflektuar mbi rolin e librave, të cilët nuk duhet të kuptohen thjesht si mbajtës të fjalëve, por si ura të vërteta që bashkojnë breza, kultura dhe mendime, duke ruajtur dhe transmetuar trashëgiminë tonë gjuhësore dhe vlerat,” thekson Ambasadori Antonello De Riu. “Në një epokë kur digjitalizimi dhe ndryshimet në mënyrat e konsumit kulturor sfidojnë sektorin e botimeve, është thelbësore të promovojmë leximin si një praktikë thelbësore për rritjen personale dhe kolektive, duke theksuar fuqinë transformuese të librave për të pasuruar gjuhën dhe marrëdhëniet tona,” shtoi De Riu. “Në qendër të ngjarjeve që kemi ideuar është, pra, letërsia italiane në dimensionet e saj të shumta: nga adaptimi kinematografik, në mësimdhënie, deri në dimensionin e saj social dhe antropologjik, me një vështrim ndaj teknologjive moderne që mund të ndihmojnë në promovimin e njohjes së saj, veçanërisht në një vend si Kosova, e njohur si vendi më i ri në Evropë. Për më tepër, vlerësimi i gjuhës italiane, me pasurinë dhe larmishmërinë e saj, na udhëheq përmes rreshtave të tregimeve dhe kulturave, duke e bërë çdo lexim një udhëtim unik dhe të paharrueshëm, i aftë të stimulojë një dialog ndërkulturor që forcon lidhjet mes komuniteteve të ndryshme, një temë me rëndësi të veçantë në rajonin ballkanik,” përfundoi Ambasadori.
Java fillon të hënën, 14 tetor me shfaqjen në Kino Armata të filmit “L’amore molesto” (italisht me titra në anglisht, hyrja falas), nga regjisori i njohur Mario Martone dhe i bazuar në romanin e njohur të shkrimtares Elena Ferrante, të cilës do t’i dedikohet edhe ngjarja përmbyllëse e Javës.
Të martën, 15 tetor, do të shfaqet po ashtu në Kino Armata filmi “Pinocchio” (italisht me titra në anglisht, hyrja falas) nga regjisori i njohur Matteo Garrone, i bazuar në veprën e Carlo Collodi-t, e cila përfaqëson veprën më të përkthyer të gjuhës italiane.
Të mërkurën, 16 tetor, do të përurohet qendra për provimet CELI (Certifikata e Njohurisë së Gjuhës Italiane) në Kolegjin UBT të Prishtinës. Ky është një arritje e madhe për përhapjen e studimit të gjuhës italiane, e cila, duke filluar nga 1 janari 2025, do t’u mundësojë studentëve kosovarë të bëjnë provime për certifikimin e italishtes në këtë Kolegj. Më pas do të ketë një ngjarje të dedikuar studentëve të UBT-së, me shfaqjen e filmit “Perfetti Sconosciuti” të Paolo Genovese (2016), italisht me titra në anglisht.
Të enjten, 17 tetor, në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm të nisur nga Ambasada e Italisë me Radio Televizionin Publik të Kosovës RTK, do të transmetohet në orën 21 në kanalin RTK1 dokumentari “Enzo Ferrari. Il Rosso e il Nero”. Transmetimi i dokumentarit do të paraprihet nga një mesazh i Ambasadorit Antonello De Riu.
Java do të mbyllet të premten, 18 tetor me një ngjarje kushtuar shkrimtares të njohura Elena Ferrante, në Ambasadën e Italisë, pasditen e 18 tetorit një dialog letrar dhe socio-kulturor me titull “Le Donne di Elena Ferrante”, që do të ketë si temë figurat femërore protagoniste të romaneve të Elena Ferrante-s. Biseda do të udhëhiqet nga Aida Baro, kryeredaktore e shtëpisë së njohur botuese “Botimet Pegi”, nga Edi Gusia, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për Barazinë e Gjinive në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, dhe prezantohrt nga Edlira Qefalija Zeka, gazetarë dhe prezantuese e njohur televizive.
Gjatë gjithë javës do të zhvillohet fushata në rrjetet socilale “Pillole di Libri”. Çdo ditë do të publikohen në rrjetet sociale të Ambasadës framgment nga vepra letrare italiane, klasike dhe bashkëkohore, të cilat janë përkthyer gjithashtu në shqip për të promovuar njohjen e autorëve italianë. Po ashtu janë parashikuar një sërë leximesh të teksteve të autorëve bashkëkohorë italianë në shkollat e gjuhës “Qendra Dante” dhe “Britannica ELT”.
Java e Gjuhës Italiane në Botë është manifestimi kryesor për promovimin e gjuhës italiane në shkallë globale, e realizuar çdo vit nga Rrjeti diplomatik-konsullor dhe Institutat Italiane të Kulturës në koordinim me partnerët tradicionalë të promovimit të gjuhës (Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Meritës, Ministria e Universitetit dhe Kërkimit, Qendra për Librin dhe Leximin CePeLL, Qeveria e Konfederatës Zvicerane, Akademia e Cruska, Këshilli i Përgjithshëm i Italianëve jashtë Italisë CGIE, Komuniteti Radioteleviziv Italofon, Instituti i Enciklopedisë Italiane Treccani, RAI Italia dhe Shoqata Dante Alighieri).
Na ndiqni në rrjetet sociale në ngjarjet e XXIV Javës së gjuhës italiane në Botë – #SLIM2024