VOTIMI ME KORRESPONDENCË I SHTETASVE ITALIANË JASHTË VENDIT DHE OPSIONI PËR VOTIM NË ITALI
Me dekret të Presidentit të Republikës të datës 13/01/2026, të publikuar në Gazetën Zyrtare më 14/01/2026, është caktuar për datat 22 dhe 23 mars 2026 referendumi sipas nenit 138 të Kushtetutës për ndryshimin e disa neneve të Kushtetutës (i ashtuquajturi “Reforma e drejtësisë”).
Kujtohet se VOTIMI është një E DREJTË e mbrojtur nga Kushtetuta italiane dhe se, në bazë të Ligjit nr. 459, datë 27 dhjetor 2001, shtetasit italianë që banojnë ose qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit, të regjistruar në listat zgjedhore, mund të VOTOJNË ME POSTË, duke marrë fletëvotimin në adresën e tyre të banimit. Për këtë arsye, rekomandohet të kontrollohet dhe, nëse është e nevojshme, të rregullohet menjëherë gjendja personale dhe adresa pranë Zyrës Konsullore kompetente (kujtohet se, sipas ligjit, dërgesat zgjedhore duhet të dërgohen pothuajse një muaj përpara datës së votimit në Itali), duke përdorur mundësisht portalin online të shërbimeve konsullore Fast It.
Si alternativë ndaj votimit me korrespondencë, zgjedhësit e regjistruar në AIRE mund të zgjedhin të votojnë në Itali, pranë komunës së tyre të regjistrimit zgjedhor, duke ia komunikuar me shkrim këtë zgjedhje (OPSIONIN) Konsullatës brenda ditës së 10-të pas shpalljes së konsultimit. Zgjedhja (opsioni) për të votuar në Itali vlen vetëm për konsultimin referendar për të cilin shprehet.
OPSIONI duhet t’i mbërrijë Zyrës Konsullore jo më vonë se dhjetë ditë pas datës së shpalljes së konsultimit, pra BRENDA DATËS 24/01/2026.
Për këtë komunikim mund të përdoret formulari përkatës, i shkarkueshëm si nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ashtu edhe nga ajo e Zyrës Konsullore përkatëse.
Formulari, i plotësuar, i nënshkruar dhe i shoqëruar me një dokument identiteti, mund të dorëzohet ose të dërgohet në Zyrën Konsullore të Ambasadës përkatëse:
- peronalisht: nga e hëna deri të enjten, nga ora 9:30 deri në 12:00, në Zyrën Konsullore të kësaj Ambasade;
- me postë: Ambasada e Italisë në Prishtinë, Rr. Mujo Ulqinaku, 9, Pejton – 10000 Prishtinë;
- me postë elektronike të zakonshme: consolare.pristina@esteri.it
- me postë elektronike të certifikuar (PEC): amb.pristina@cert.esteri.it
Komunikimi i opsionit mund të bëhet edhe në letër të thjeshtë; në çdo rast, për të qenë i vlefshëm, duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes, vendbanimin dhe nënshkrimin e zgjedhësit, si dhe duhet të shoqërohet detyrimisht me kopje të një dokumenti identiteti të deklaruesit.
Legjislacioni në fuqi parashikon që është përgjegjësi e zgjedhësve të verifikojnë që komunikimi i opsionit, i dërguar me postë, të jetë pranuar në kohë nga Zyra e tyre Konsullore. Kërkesat e mbërritura pas afatit të sipërpërmendur NUK do të konsiderohen të vlefshme.
Zgjedhja për të votuar në Itali mund të SHFUQIZOHET më pas me një komunikim me shkrim, i cili duhet të dërgohet ose dorëzohet në Zyrën Konsullore me të njëjtat mënyra dhe brenda të njëjtit afat të parashikuar për ushtrimin e opsionit.
Ligji NUK parashikon asnjë lloj rimbursimi për shpenzimet e udhëtimit të bëra për kthimin në Itali me rastin e votimit, por vetëm lehtësime tarifore brenda territorit italian.
PËR ÇDO SAQRIM TË MËTEJSHËM, MUND T’I DREJTOHENI ZYRËS SUAJ KONSULLORE PËRKATËSE.